GazetaMax
Lajme

Izet Mexhiti: Investim prej mbi 1.1 milion euro për modernizimin e deponisë Rusino

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti njoftoi sot nënshkrimin e kontratës për furnizimin me pajisje moderne për deponinë e Rusinos, në kuadër të një investimi me vlerë mbi 1.1 milion euro. Projekti është mbështetur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), qeveria zvicerane, WBIF dhe SIDA.

Deponia Rusino shërben si pika kryesore për grumbullimin e mbeturinave nga nëntë komuna të rajonit të Pollogut. Rritja e kapaciteteve teknike në këtë deponi vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit të menaxhimit të mbeturinave në rajon.

Investimi përfshin blerjen e ngjeshësve, ngarkuesve, traktorëve, kamionëve dhe pajisjeve të tjera të nevojshme për funksionimin e deponisë sipas standardeve evropiane.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i efikasitetit në trajtimin e mbetjeve, mbrojtja e mjedisit dhe rritja e sigurisë shëndetësore për banorët e zonës.

Related posts

Perinski: VMRO ka potencial që të fitojë në pothuajse çdo qytet, nuk pres ndërlikime në zgjedhjet lokale

Gazeta Max

Ministri Osmani: BE tregoi se di të bashkohet në kohët historike dhe të marrë vendimet e duhura

Gazeta Max

Jotova: Dëshirojmë garanci për të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë

Gazeta Max