GazetaMax
Lajme

Izet Mexhiti mysafir në konakun e familjes Dalipi: Çairi është zemra e gjallë e komunitetit tonë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka kaluar një mbrëmje të veçantë si mysafir në familjen e nderuar Dalipi. Gjatë kësaj vizite, ai u prit me mikpritje tradicionale, biseda të sinqerta dhe një atmosferë të ngrohtë që reflektoi vlerat e komunitetit çairas.

“Çairi është vend i vlerave, i kulturës dhe i njerëzve që dinë të presin me shpirt e me zemër sikurse familja Dalipi,” u shpreh Mexhiti, duke theksuar se kjo vizitë e forcoi më tej bindjen e tij se Çairi mbetet zemra e gjallë e komunitetit tonë.

Gjatë takimit, u diskutuan sfidat me të cilat përballen qytetarët çdo ditë, nevoja për investime konkrete, rregull, drejtësi dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për komunën. Mexhiti ritheksoi angazhimin e tij për një Çair që dëgjon qytetarët, ofron mundësi të barabarta dhe nuk lë askënd pas.

“Çdo fjalë e qytetarëve është udhërrëfyes për mua dhe motiv për rrugën që kemi përpara,” theksoi ai në përmbyllje, duke shprehur falënderime të veçanta për familjen Dalipi për mikpritjen dhe besimin e treguar.

Related posts

“Më mirë për Tetovën”: Përgjegjësit e zjarrit në spitalin modular lëvizin lirshëm

Gazeta Max

Kasami viziton Preshevën, takon kryetaren Sinani dhe deputetin Kamberi

Gazeta Max

Gazetari rrihet në sy të vajzës, përfundon në koma

Gazeta Max