GazetaMax
Lajme

Izet Mexhiti: Nis rikonstruksionin e 2 kilometrave rrugë në Çairin e Vjetër

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka nisur një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në këtë zonë: rikonstruksionin e 2 kilometrave rrugë në Çairin e Vjetër.

Projekti përfshin ndërtimin e trotuareve të reja, rrugë më të sigurta dhe infrastrukturë moderne, me një investim prej 30.367.000 denarë.

Paralelisht me këtë investim, po realizohet edhe projekti i ndriçimit publik, me vlerë 7.264.000 denarë, i cili do të sjellë më shumë siguri dhe kushte më të mira për të gjithë banorët e lagjes.

“Ky është vetëm një nga projektet konkrete që kemi nisur për Çairin. Qëllimi ynë është i qartë: investime të prekshme dhe përmirësim i jetës së përditshme të banorëve të Çairit,” – u shpreh Izet Mexhiti.

Me këtë hap, Mexhiti konfirmon prioritetin e tij për zhvillimin urban, sigurinë dhe modernizimin e infrastrukturës në një nga zonat më të rëndësishme të Çairit.

Related posts

Osmani: Lajm i mirë, Maqedonia e Veriut do ta merr kryesimin me PBEJL për periudhën qershor 2023- qershor 2024

Gazeta Max

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Gazeta Max

Bytyqi: Po ristrukturojmë ekonominë, kemi mbështetur 433 kompani nga industria përpunuese

Gazeta Max