GazetaMax
Lajme

Izraeli bombardon Gazën, të paktën 17 të vrarë ditën e sotme

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës ka njoftuar se të paktën 17 persona kanë humbur jetën sot nga sulmet izraelite, ndërsa ushtria intesifikoi bombardimet e saj në qytet.

Mes viktimave janë 6 civilë, të cilët ishin duke pritur për ndihma humanitare, deklaroi zëdhënësi i mbrojtjes civile, Mahmud Bassal.

“Forcat pushtuese izraelite po intensifikojnë bastisjet e tyre në zonën Zeitun të qytetit të Gazës”, tha ai.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për ngjarjen.

“Për të katërtën ditë radhazi, zona ka qenë subjekt i një operacioni ushtarak, duke rezultuar në vdekje dhe plagosje të shumta”, tha Bassal.

“Që nga agimi i sotëm, kemi marrë 28 telefonata nga familjet dhe banorët e kësaj lagjeje, disa prej fëmijëve të të cilëve janë vrarë.

“Shumë njerëz nuk mund të largohen nga këto zona për shkak të zjarrit të artilerisë”, shtoi zëdhënësi.

Related posts

Tryezë e rrumbullakët “Mësimi social dhe emocional në fëmijërinë e hershme”

Gazeta Max

Arrestohet vjedhësi nga Shkupi, i pranon të gjitha veprat para policisë

Gazeta Max

Institucionet në gjum të thellë, po shfaroset mali Sharr

Gazeta Max