GazetaMax
Ballina

Jakimovski pyet Mickoskin: Sa vjeç ke qenë kur ndërtuat hidrocentralin tuaj të parë?

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, në një konferencë për media para portave të selisë së partisë “Pallati i Bardhë” (VMRO-DPMNE), i është drejtuar Hristijan Mickoski, duke e pyetur: Sa vjeç keni qenë kur ndërtuat hidrocentralin tuaj të parë dhe si fituat pronë miliona?

“Kam një pyetje për zotin Mickovski, është një dhe është e drejtpërdrejtë dhe pres përgjigje”, tha kryetari Karposh dhe kryetar i partisë GROM, përcjell Indeks.mk

“Mickoski duhet të thotë sa vjeç ka qenë kur e ka ndërtuar hidrocentralin e tij të parë dhe ka fituar pronën milionëshe, dhe nëse e ka ndërtuar para apo gjatë të qenurit drejtor në ELEM”, tha Jakimovski.

Jakimovski thekson se ai si drejtor i ELEM-it është dashur të ndërtojë hidrocentrale që do të jenë në pronësi të shtetit dhe jo pronë e tij personale, siç bëri Mickovski, i cili sot së bashku me anëtarët e partisë së tij vazhdimisht akuzon njerëz nga kampet e kundërta politike.(Indeks.mk)

Related posts

Shkencëtarët ringjallën pjesërisht organet e derrit një orë pasi kafshët vdiqën – një zbulim revolucionar për transplantet njerëzore

Gazeta Max

Këngëtarja e re Kaltrina Gosalci vjen me një super projekt thotë “Lutem”

Gazeta Max

Zaev dhe Cipras me mesazh Mitskoskit dhe Mitsotakis: Tashmë po e zbatoni Marrëveshjen e Prespës, bëhuni praktikë për një të ardhme më të mirë

Gazeta Max