GazetaMax
Lajme

“Jam e sëmurë”- Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për lirimin nga burgu të ish-gjyqtares

Pas Shkallës së Parë, edhe Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për lirimin nga qelia me argumentin e shkaqeve shëndetësore.

Fetahu, kërkoi lirimin me argumentin se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe qëndrimi në qeli i rrezikon jetën. Mbrojtja ligjore e saj paraqiti ekspertiza mjekësore në mbështetje të këtyre pretendimeve.

Megjithatë, pas shqyrtimit të kërkesës dhe analizës së raporteve të ekspertëve, gjykata vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë

Fetahu mbahet e paraburgosur në ambientet burgut të sigurisë së lartë në Pojskë të Pogradecit dhe është e përfshirë në dy çështje të ndryshme të hetuara nga SPAK.

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është e përfshirë në dy dosje të SPAK, të lidhura me grupet kriminale të Suel Çelës dhe organizatën “Çopja” në Elbasan.

Për dosjen e parë, ndaj saj ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për dosjen e dytë, ajo u arrestua me vendim të gjykatës.

Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vettingut.

Related posts

Taravari: Spekulohet për 7-8 emra ministrash të Aleancës, por nuk ka asgjë të vërtetë

Gazeta Max

Tetovarët në pika grumbullimi dhurojnë donacion për Turqinë dhe Sirinë

Gazeta Max

Dalin pamjet dramatike, komandanti rus shtypet me tank nga ushtarët e tij

Gazeta Max