GazetaMax
Lajme

Janakieski: Nuk ekziston asnjë akt i nënshkruar nga unë për rrënimin e objektit “Kosmos”

Shkup, 27 prill – Nuk ekziston asnjë akt që është i nënshkruar nga unë si ministër i Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa ka të bëjë me rrënimin e objektit “Kosmos”. As nuk mund të ketë akt të tillë sepse si ministër nuk kam pasur kompetencë të tillë. Dokumentet të cilat i nënshkrova janë në drejtim të mundësimit që të qëndroj leja për ndërtim, theksoi i akuzuari Mile Janakieski në fjalët e sotme përfundimtare për rastin “TNT” para gjykatësve Ognen Stavrev dhe Osman Shabani.

Janakievski tha se nuk ekziston bisedë telefonike ose SMS porosi ku kryen veprime nxitëse drejtë bashkë të akuzuarit Toni Trajkovski, ndërsa edhe më pak drejtë inspektores Elizabeta Najdovska. Ai shtoi se nuk ekziston as komunikim ku kërkohet jashtëligjshëm të rrënohet objekti “Kosmos” dhe theksoi se këto dy shtylla, gjegjësisht nxitja dhe kërkimi i mënyrës që jashtëligjshëm të rrënohet objekti janë thelbi themelor në akt. Gjithashtu, theksoi edhe se “Fiat Canovski vetë ka theksuar se kërkon zgjidhje politike, me çka e pranon se objekti është i jashtëligjshëm”.

“Shpresoj që përmes fjalëve të mia përfundimtare dhe fjalëve përfundimtare të mbrojtjes sime, gjykata të nxjerrë aktgjykim lirues ose refuzues. Nëse marr dënimin e gjashtë, a do të ndryshojë diçka në shoqëri? Përgjigja ime është se asgjë nuk do të përmirësohet, përveç se Canovski do të fitojë nga buxheti i shtetit, duke i inkurajuar të tjerët që të mbulojnë aktivitetet e tyre jashtëligjshme përmes zgjidhjeve politike duke përdorur gjyqësorin”, tha Mile Janakieski.

Ai e përmendi edhe faljen nga ana e ish presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, por edhe siç tha, mendimin e ministrit të tanishëm të Drejtësisë, Nikolla Tupançevski i cili thotë se lënda është vjetërsuar.

Sipas Janakieskit, “kjo është lënda e vetme e PSP-së ku nuk mbrohen interesat e shtetit dhe Buxhetit dhe se përparësi i jepet interesit privat, gjegjësisht njeriut i cili jashtëligjshëm ndërton dhe problemet i zgjidh përmes politikës”.

Nesër fjalë përfundimtare do të ketë i akuzuari Toni Trajkovski. Përveç Janakieskit dhe Trajkovskit, për veprën akuzohen edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili dënohet në mungesë, si dhe një inspektor ndërtimtarie dhe tre të punësuar në komunën e Gazi Babës.

Related posts

Investimet në shkencë kanë marrë tatëpjetën, çdo vit ka rënie!

Gazetamax.mk

Për fundjavë pritet të bie shi, nëpër male edhe borë

Gazetamax.mk

LSDM: Rreziku real i rrugës evropiane janë “E Majta” dhe Apasievi

Gazetamax.mk