GazetaMax
Lajme

Janë shqiptuar 198 sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët

Janë sanksionuar 198 këmbësorë të cilën kanë bërë kundërvajtje në komunikacion gjatë kontrollit të përforcuar të veprimit në territorin e shtetit. Për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vijave të shënuara për këmbësorë janë ndëshkuar 149, 18 për kalim në dritën e kuqe të semaforit…

Nga MPB-ja sot kumtuan se gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 135 kundërvajtje të mbetura.

“Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat në trafik. Këmbësorët ta kalojnë rrugën në vijat e shënuara për këmbësorë sepse mosrespektimi i rregullave të komunikacionit do të sanksionohet. Të gjithë së bashku me respektimin e rregullave, duhet të kontribuojë për rrugë më të sigurta”, porositi MPB-ja.

Related posts

Maqedonia e Veriut do të stërvisë pilotë për NATO-n

Gazeta Max

LSDM nesër voton për kryetar, Filipçe është kandidati i vetëm

Gazeta Max

Aliti: Përfshirja e OJQ dhe sektorit privat është kusht për sukses në transformimin digjital

Gazeta Max