GazetaMax
Lajme

Janevski: Ohri nuk duhet të jetë sinonim i akomodimit të shtrenjtë, dhomave të ftohta dhe mëngjesit bajat

Ohër, 8 dhjetor – Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen dhe Promovimin e Turizmit (APPT), Ljupço Janevski pret që vitin 2022 ta mbyllë me rreth 2,8 milionë netë qëndrime dhe mbi 400 milionë dollarë qarkullim nga turizmi.

Siç thotë ai për MIA-n, këtë vit kemi pasur një fillim të mirë dhe një mes të mirë të “garës”, por turizmi nuk është një sprint 100 metra, por një maratonë.

Fokusi vitin e ardhshëm, njofton Janevski, do të jetë digjitalizimi, turizmi rural, turizmi i fshatit, alternativ dhe aktiv, turistë vendas, paketa për fundjavë, si dhe futja e mjeteve të reja promovuese.

“Këtë vit kemi punuar shumë për perceptimin e turistëve të huaj. Tani kemi një tablo të qartë se ku jemi dhe çfarë jemi për ta – ne jemi ndoshta destinacioni i fundit i pazbuluar në Evropë. Kjo do të na mundësojë shumë forma më aktive të ofertës turistike. Në vitin 2022, është gjithnjë e më e sigurt se do të tejkalojmë pritjet. Vitin e kaluar, ne vendosëm numrin e netë qëndrimeve në 2.6 milionë. Jam i befasuar nga fakti pozitiv i qarkullimit në turizëm, i cili në gjysmën e parë të vitit 2022 është 20 për qind më i lartë se në vitin 2019. Në këtë moment është në -19 për qind të shifrave në vitin 2019 dhe trendi është shumë i mirë”, thekson Janevski.

Sipas tij, viti 2023 do të jetë shumë i ndryshëm nga viti 2022 sepse praktikat digjitale do të fillojnë në industrinë e turizmit.

„Është një fushë në të cilën duhet të punojmë vazhdimisht. Destinacionet do të ndryshojnë për sa i përket informacionit dhe aksesit, jo vetëm lidhjes. Ne do të duhet të ndërtojmë realitetin e ri në industrinë e turizmit, do të duhet të përshtatet shumë shpejt me legjislacionin ligjor, por edhe me një strategji të re dhe një strukturë të re”, thotë drejtori.

Projekti “50 fshatra – 50 histori”, digjitalizimi, mjeti “e-vizitorët” dhe fushata kombëtare përmes “YouTube” dhe “Google” janë vetëm disa nga propozimet që Agjencia e Përkrahjes dhe Promovimit të Turizmit (APPT) do t’i ofrojë qeverisë në përpjekje për të marrë një buxhet më të madh për vitin 2023.

“Gjithsesi, ne do të vazhdojmë të punojmë për qëllimin – të bëhemi një organizatë kombëtare turistike shumë shpejt, në periudhën 2024-2025 të flasim për një ministri të kulturës dhe turizmit, të investojmë shumë në burimet njerëzore. Është koha që më në fund të funksionojë policia turistike dhe inspektimi turistik i shumëpritur. Duhet të kemi edhe regjistra të rinj”, nënvizon Janevski.

Ai është i vendosur se ka ende shumë punë për tu bërë në turizmin maqedonas.

“Perceptimi i Ohrit në rajon nuk duhet të jetë akomodimi i shtrenjtë, dhomat e ftohta dhe mëngjesi bajat. Duhet ta ndryshojmë shumë shpejt. Nga ana tjetër, nëse themi se Shkupi ende nuk ka program për Vitin e Ri, nëse nuk kemi arritur të kemi mjaftueshëm tualete të qytetit, ciceronë turistike të certifikuara dhe një regjistër të objekteve akomoduese, si do të arrijmë të numërojmë turistët apo zhvillimi i një industrie turistike? Duhet të jemi të qartë. Kemi krizë ekonomike, por sa hotele kemi me yje të gjelbër? A kemi arritur të përshtatemi me energjinë e gjelbër? Këto janë pyetje që duhet t’u përgjigjemi shumë shpejt. Besoj se duhet kursyer kur kemi vite të mira dhe të investohet në vite krize. Në këtë mënyrë do të jemi mjaft konkurrues. Kemi pasur një 10- vjeçar të mirë me një rritje midis 150-170 për qind si të turistëve ashtu edhe të natë qëndrimeve. A kemi kursyer mjaftueshëm atëherë? Gjithçka na u rrëzua si një kullë prej letrash në vetëm tre muaj në vitin 2020 ose ndoshta menaxherët nuk i alokuan mirë fondet. Pastaj të gjithë kërkuam që shteti të na mbështetë dhe të na japë fonde shtesë për të mbajtur punonjësit. Kjo ndodhi, por a kemi nxjerrë mësime nga kjo? Unë nuk mendoj kështu. A kemi arritur të krijojmë një fond për menaxhimin e krizave në industrinë e turizmit? Edhe kjo nuk ka ndodhur”, thekson drejtori.

Siç shpjegoi ai, destinacione të caktuara në mbarë botën në vitet e tyre të mira kanë një masë ligjore që i detyron ata të lënë pesë ose dhjetë për qind të fitimeve të tyre për t’i shpërndarë ato fonde kur nevojiten ose për t’i riinvestuar.

Në bisedën për MIA-n, ai po ashtu ka thënë se duhet të kthehet dinjiteti i turizmit dhe punonjësve të turizmit.

“Është gjithashtu një nga prioritetet për vitin 2023. Master shefat marrin paga disa herë më të larta edhe se kryeministrat dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë ne”, thotë drejtori i APPT-së.

Duke iu referuar tendencave dhe ndryshimeve të fundit të imponuara nga pandemia KOVID, Janevski thekson se target grupet e reja të turistëve do të jenë ata që duan të eksplorojnë më shumë, gjë që tërheq gastronominë, konceptin etno-gastro dhe natyrën. Në këtë kontekst, thekson ai, interesimi për destinacione si Mariova është në rritje, por duhet të ketë njerëz që merren me turizëm rural dhe ekoturizmin. Këtu, vlerëson Janevski, janë pikat tona të dobëta.

Related posts

Fillon përgatitja e Strategjisë së re nacionale për të rinj

Gazetamax.mk

Kush do të vendos për pasuesin e Ruskovskës?!

Gazetamax.mk

Osmani: Raporti i KE-së na motivon të vazhdojmë me ritmin e njejtë edhe vitin e ardhshëm

Gazetamax.mk