GazetaMax
Lajme

Jetmir Asani thumbon Bujar Osmani: Çdo gënjeshtër që hidhni ju kthehet si bumerang

Shkruan: Jetmir Asani

Bujar, boll more me këto trillime! Ju që latë pas “SORAVIA” e me xhepa plot nga paratë e kazinove, tani merrni guxim të flisni për “skenarë” e “rrezik”?

Ju që e shitët gjuhën shqipe për një karrige më shumë e i latë shqiptarët me gishta në gojë, na mbani leksione për “marrëveshje”!?

Të gjithë e panë që gjuha shqipe nuk u prek edhe pse ju ulëritët kot sa për t’u dukur se ende jeni gjallë si opozitë!

Latë pas një balancues që u përdor për të ruajtur karriget tuaja dhe u dogjët kur Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat ua mbylli gojën.

Tash po mundoheni të bëni panik për regjistrimin e popullsisë, kur vetë e fshitë mërgatën shqiptare nga regjistrat!

Çdo gënjeshtër që hidhni ju kthehet si bumerang. Cila është gropa e radhës në të cilën do të bini, Bujar? Cila është shpifja e radhës që do sajoni për të mbuluar turpin tuaj që shqiptarët e nisën një epokë të re, me punë, me dinjitet dhe pa hajni?

Shqiptarët shohin, shqiptarët nuk ju besojnë më dhe ky është ndryshimi që ju djeg!

Related posts

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

Gazeta Max

Investim historik prej 1 milion eurosh në Çair: Izet Mexhiti sjell zgjidhje konkrete për mbi 2000 banorë të lagjes “Saat Kulla”

Gazeta Max

Joleski: Kritikat e ambasadores amerikane duhet t’i drejtohen politikës dhe jo gjyqësorit

Gazeta Max