GazetaMax
Lajme

Jeton Shaqiri: Në vitin e ri shkollor nxënësit do të mësojnë me tekste digjitale e poashtu edhe të shtypura

Shkup, 26 Maj – Duke iu përgjigjur një pyetjeje parlamentare, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri konfirmoi se nxënësit që e nisën vitin e kaluar me konceptin e ri të dixhitalizimit, vitin e ardhshëm shkollor do të mësojnë si nga tekstet digjitale ashtu edhe ato të shtypura.

“Ju e dini që koncepti që ka nisur vitin e kaluar në klasën e parë dhe të katërt duhet vazhduar. Materialet e nevojshme janë bërë në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit. Nga materialet shkollore për të katërtën dhe të pestën, vitin e kaluar kishim vetëm për të katërtën. Ministria mejëherë filloi me shpalljen e konkursit për aplikimin e autorëve për prodhimin e materialeve”, tha Shaqiri.

Related posts

Sali: Ligji i ri për shëndetësi nuk do t’i detyrojë qytetarët të vaksinohen por…

Gazeta Max

Miteva: Arsovska është fajtore për kaosin në Shkup, të japë dorëheqje

Gazeta Max

Nedellkov: Përsëri presim ftesë nga Qeveria, të ndalohen kërcënimet ndaj arsimtarëve

Gazeta Max