GazetaMax
Lajme

“Jo ndarjes!, ambasadori gjerman i kujton Ramës vitin 2020 kur Maqedonia e Veriut priti Shqipërinë

Tiranë, 16 Prill – Shqipëria do të kërkojë ne qershor ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesin e negociatave nëse Bullgaria nuk heq ‘vetton’ në këtë proces ndaj vendit fqinj.

Por, për ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf kjo kërkesë nuk është e arsyeshme, pasi Tirana duhet të presë Shkupin, siç bëri kjo e fundit me vendin tonë në vitin 2020.

“Dua të rikujtojë se të gjitha shtetet anëtare të BE-së në vitin 2021 janë shprehur qartë se kushtet që ishin për tu plotësuar janë plotësuar dhe si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të nisnin bisedimet e tyre të antarësimit. Në vitin 2020 Maqedonia e Veriut u desh që të priste Shqipërinë për procesin e integrimit dhe tani kemi një situatë të kundërt, mendoj që Maqedonia e Veriut e ka merituar që të pritet nga Shqipëria në këtë proces dhe të tregojë solidaritet”.

Për Ora News diplomati i Berlinit flet edhe për zhvillimet politike në Tiranë fokusuar te opozita. Nuk përmend emra në lidhje me debatin mes demokrateve, por thotë se Gjermania dëshiron që PD të gjejë vetveten, dhe gjithçka të zgjidhet me dialog politik.

“Shpresoj shumë që partia demokratike të ri-gjej vetveten dhe të bëhet sa më shpjet të jetë e mundur një parti efektive dhe do të ishte më mirë të flisnit për përmbajtje, programe dhe jo për individë”.

Sa i përket Raportit të Departamenti të Shtetit për korrupsionin Peter ZINGRAF thotë se lufta ndaj këtij fenomeni duhet të vijojë, por korrupsioni tanimë nuk përbën pengesë në çeljen e negociatave.

“Mendoj që korrupsioni ka qenë një kusht për çeljen e negociatave dhe si kusht është plotësuar”.

Ambasadori gjerman tha gjithashtu se vendet e rajonit duhet ta vazhdojnë bashkëpunimin duke u bazuar te Procesi i Berlinit si një nisme e cila ka sjellë hapa konkretë në përafrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimorë me Bashkimin Evropian.

Pjesë nga intervista

Kryeministri Rama ka thënë se nëse në muajt në Vijim nuk ka dritë jeshile për negociatat dhe nëse Bullgaria nuk largon veton ndaj Maqedonisë së Veriut do kërkojë ndarje, a është një opsion ndarja apo rrugëtimi i Shqiperise është i pandashëm nga Maqedonia e Veriut?

Dua të rikujtoj se të gjitha shtetet anëtare të BE në vitin 2021 janë shprehur qartë se kushtet që ishin për tu plotësuar janë plotësuar, dhe si Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut do të duhet të nisnin  bisedimet e tyre të anëtarësimit. Pikërisht kjo është pjesë e pozicionit të Gjermanisë, fakti që një çështje e marrëdhënieve dy palëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ndërhyri në këtë proces, kjo ishte  një befasi për të gjithë ne, çështje të tilla mendoj se nuk duhet të jenë pjesë e këtij procesi por në një moment të caktuar ne duhet të bashkëjetojmë me këto rrethana.Gjermania është përpjekur që të gjejë një zgjidhje sa më të përshtatshme në këtë drejtim. 

Në vitin 2020 Maqedonia e Veriut u desh që të priste Shqipërinë në procesin e integrimit, tani kemi një situatë të kundërt, të gjithë janë duke punuar me një far presioni që të mund të shmanget dhe të menjanohen të gjitha pengesat që dalin rrugës, presidenca franceze është gjithashtu u shpreh e gatshme që edhe në terma afatshkurtër të mund të thërrasi konferencën e parë ndërqeveritare, mendoj që Maqedonia e Veriut e ka merituar që të pritet nga Shqipëria në këtë proces dhe të tregohet solidaritet.

Isa Myzyraj: Ballkani Perëndimor është një rajon i brishtë, me shtete që janë në buzë konfliktesh, me fqinj që nuk flasin, dhe më e keqja me qeveri që janë të orientuara nga Kremlini dhe jo perëndimi, të gjithë këto problematika sa shqetësuese janë për Gjermaninë se një ndikim rus mund të gjejë përhapje në zemër të Evropës?

Peter ZINGRAF: Dua ta falënderoj Shqipërinë për linjën tejet të qartë që ka mbajtur në shumë aspekte, çoftë politik, mediatik por edhe ekonomik lidhur me ketë çështje, mendoj se Shqipëria është një partner i besueshëm.

Sikur e theksuat edhe ju, situata në vendet e rajonit nuk duket kaq e qartë, ndaj edhe më tepër vlen ajo që është në interesin tonë strategjik që të bashkëpunojmë me vendet e rajonit dhe të mbështetet integrimi i tyre në BE.

Ne e ndjekim me vëmendje si përhapet propaganda ruse në rajon, kjo është pjesë e punës sonë të përditshme dhe punojmë nga ana tjetër fort, që Ballkani Perëndimor të mund të bëhet pjesë e BE sa më shpejtë.

Related posts

“Ujë, lëngje e sanduiç”, LSDM pyet nëse protesta e VMRO-DPMNE-së ka kushtuar 300.000 euro

Gazetamax.mk

TI/ Ulet interesimi për luftë kundër rryshfetit ndërkufitar në nivel global

Gazetamax.mk

Besimi: Qytetarët të shpenzojnë energjinë, çmimet nuk janë të qëndrueshme në këtë nivel

Gazetamax.mk