GazetaMax
LAJME

“Jo përçarjes si në vitin 2001 me Këshillin koordinues”/ Xhaferi: Objektivi i BDI-së në zgjedhjet e ardhshme unifikimi i shqiptarëve rreth “Frontit Europian”

Jo përçarjes si në vitin 2001 me Këshillin koordinues, por bashkim të shqiptarëve në këtë moment kyç dhe historik për vendin. Këtë e kërkon nga subjektet politike shqiptare aktive në RMV, kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi.

“BDI gjithmonë ka pasur frymën e bashkimit të shqiptarëve. E mbaj mend idenë e krijimit të një Këshilli kooridnues menjëherë sapo përfundoi lufta në vitin 2001, Komandati i Përgjithshëm dhe lideri politik i UÇK-së, z. Ahmeti atëherë mblodhi partitë politike aktive në Maqedoni me qëllim që të unifikohen e bashkohen dhe të jetësojnë pikat të cilat dolën nga Marrëveshja e Ohrit, për fat të keq atëherë një parti politike nuk iu bashkangjit kësaj ideje dhe dhe rrjedhimisht u krijua dh formua BDI-ja”, deklaroi kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi.

Objektivi i BDI-së në zgjedhjet e ardhshme është unifikimi i shqiptarëve rreth “Frontit Europian”, tha Xhaferi dhe shtoi se vet%m kështu mund të arrihet synimi i anëtarësimit të vendit në BE.

“Sot kemi një moment të jashtëzakonshëm të ri që ne nga janari i këtij viti në Gostivar nga takimet që kishim me qytetarët, dolëm që të krijohet një Front për Europë ku shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk do të kenë më nevojë për ndasi dhe pacializim në më tepër se dy blloqe dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm që të arrihet edhe objektivi që e biseduam paraprakisht, pra të krijohet një front i fuqishëm Evropë në të cilin do të marrin pjesë të gjitha partitë politike shqiptare për të cilën gjë lideri Ali Ahmeti ka bërë edhe ftesë publike deri te të gjithë udhëheqësit e partive politike që të unifikohen që të jetësohet ky moment historik që kemi për vendin tonë, pra anëtarësimi i Maqedonisë në BE”, shtoi më tej Xhaferi.

Xhaferi tha se shqiptarëve në Maqedoni nuk ju duhet më shumë se dy parti plitike apo dy blloqe të fuqishme.

“Ndarja dhe përçarja nuk na bënë nderë në radhë të parë neve si shqiptarë gjë të cilën e kemi ndjerë edhe në lëkurën tonë”, nënvizoi Xhaferi.

Nëse jemi të ndarë, ne i shohim të gjitha tendencat dhe rreziqet që vijnë nga frymat të cilat nuk ia duan të mirën RMV-së, respektivisht nuk e duan Maqedoninë në BE, tha më tej Xhaferi.

Related posts

1.3 miliardë euro do të kushtojë autostrada që do të lidhë Tetovën me Ohrin

e-max

Rasti “Llaskarca”, ka përfunduar super ekspertiza, pritet raporti përfundimtar

e-max

Mendi Qyra zgjidhet kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

e-max