GazetaMax
Lajme

Jolevski: Kryerja e procedurave disiplinore nuk i kufizon prokurorët që të kandidojnë për zgjedhje

Shkup, 16 shtator – Kryerja e procedurave disiplinore dhe penale nuk do të thotë që prokurorët nuk mund të kandidojnë për zgjedhje. Për çdo prokuror kërkesa mund të bëhet dhe vetëm kjo nuk do të thotë që ai të eliminohet nga procedura. Përkundrazi, çdo prokuror që i plotëson kushtet, ka të drejtë të aplikojë në shpallje, tha kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski.

Duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas tryezës së rrumbullakët “Parandalimi dhe Monitorimi i Korrupsionit në Gjyqësor”, ai theksoi se kushtet parashikojnë që ai duhet të ketë gjashtë vite shërbim të vazhdueshëm si prokuror publik dhe se është dashur të vlerësohet me vlerësim pozitiv për tre vitet e fundit.

“Të martën do të kemi një seancë të Këshillit dhe në atë seancë do të hapim të gjitha aplikimet, për të gjithë drejtuesit të cilëve u skadon mandati, përfshirë edhe Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokurori themelor do të zgjidhet për herë të parë pas kaq shumë kohësh, tash me Ligjin e ri për prokurorët publikë, menjëherë të gjithë prokurorët publikë, ndërsa shpallja do të publikohet në Gazetën Zyrtare. Afati është 15 ditë nga dita e publikimit në dy gazeta, një në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën që flasin 25 për qind e popullsisë”, sqaroi kryetari Jolevski.

Siç tha ai, njoftimi duhet të publikohet të mërkurën në Gazetën Zyrtare.

I pyetur se sa prokurorë votojnë, Jolevski informoi se aktualisht janë 164 prokurorë, por, siç tha ai, deri në fund të muajit ka edhe një që do të plotësojë kushtet për pension pleqërie, që do të thotë se numri do të jetë 163 prokurorë.

“Listën e zgjedhësve do t’a publikojmë brenda pesë ditëve pas publikimit të shpalljes, që do të thotë se deri atëherë do të ketë një numër të saktë, do të dihen ato lista zgjedhore të të gjithë prokurorëve publikë që kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjen e prokurorit publik themelor”, tha Jolevski.

Sa i përket përzgjedhjes së prokurorëve publikë, ai thotë se ky është njoftimi i fundit.

“Është njoftimi i fundit, i ka paraprirë si për Prokurorinë e Lartë, ashtu edhe për Prokurorinë Publike, megjithatë pas atyre njoftimeve nuk i kemi marrë të gjitha vlerësimet, edhe pse janë kërkuar në qershor, ndoshta për shkak të pushimeve nuk kanë mundur të vlerësojnë kandidatët e regjistruar. Ne presim të vijnë vlerësimet, në mënyrë që t’i qasemi fazës tjetër, që është intervista dhe përzgjedhja. Pa një vlerësim pozitiv nuk mund të bëhet përzgjedhja”, sqaroi Jolevski.

Related posts

250 vite larg Shqipërisë, vazhdon të ruajë traditat dhe gjuhën shqipe në Moldavi

Gazetamax.mk

Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në Procesin Bërdo-Brioni në Slloveni

Gazetamax.mk

Gërkovska: Integriteti është parim kyç në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të prosperuar

Gazetamax.mk