GazetaMax
Lajme

Jovica Ilievski me mesazh bashkimi: Komuna jonë nuk do të ndahet, por do të zhvillohet

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës ka përcjellë një mesazh të fortë bashkimi dhe tolerance për qytetarët e komunës së tij.

Në një deklaratë publike, ai theksoi se këto zgjedhje nuk duhet të shërbejnë për përçarje, por për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë banorët, pa dallime etnike, kombëtare apo fetare.

“Këto zgjedhje nuk janë për përçarje, por për të ardhmen e komunës sonë Bërvenicës. Më vjen keq që po përpiqen ta ndajnë popullin mbi baza etnike apo fetare. Kjo nuk është rruga që çon përpara, kjo është rruga që na çon prapa”, u shpreh kandidati.

Ai kujtoi arritjet e mandatit të kaluar, duke përmendur rikonstruktimin e shkollave, ndërtimin e këndeve të lojërave për fëmijë dhe fushave sportive, asfaltimin e rrugëve dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Këto janë projekte që nuk bëjnë dallim mes njerëzve – ato u shërbejnë të gjithëve”, theksoi ai.

Në fund, kandidati bëri thirrje për unitet dhe përqendrim në punë, duke theksuar se Komuna e Bërvenicës është shtëpia e përbashkët e të gjithëve.

👉 “Komuna e Bërvenicës nuk do të ndahet, Komuna e Bërvenicës do të zhvillohet!
Populli nuk do përçarje, populli do punë dhe rezultate!”

Mesazhi i tij është pritur me pozitivitet nga qytetarët që kërkojnë vazhdimësi, stabilitet dhe bashkëpunim në shërbim të zhvillimit lokal.

https://www.facebook.com/share/p/1A24JAyB4s/