GazetaMax
Lajme

Jovica Stojanoviq emërohet u.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve

Shkup, 18 janar – Qeveria sot në mbledhje e pranoi propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe për u.d. drejtor të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve e emëroi Jovica Stojanoviqin deri në zgjedhjen e drejtorit të ri.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim, Qeveria në mbledhjen e 120-të e pranoi edhe propozimin e ministrit të Drejtësisë që të shpallë konkurs publik për emërim të drejtorit të ri në Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve, siç është sqaruar, sipas nenit 27, paragrafi (2) të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Stojanoviq është emëruar u.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve pasi në mbledhje dje Qeveria e shkarkoi nga detyra drejtorin e deritanishëm, Marjan Spasovski pas arratisjes së të dënuarit Bekim Memeti nga burgu “Idrizovë”.

Për arratisjen e Memetit ishin suspenduar nga puna edhe komandanti i departamentit dhe pjesëtarët e policisë së burgut të cilët e kryenin përcjelljen e të burgosurit. Tetë ditë paraburgim morën komandanti dhe dy policë të burgut, ndërsa të dyshuarit të katërt iu shqiptua masa e kujdesit.

Related posts

Inflacioni në nëntor 19,5 për qind

Gazeta Max

Fondi pensional të dorëzojë të dhënat për pensionet më së voni deri më 21 prill

Gazeta Max

MF: Misioni i FMN-së dha dritën jeshile për qasje në 530 milionë euro përmes instrumentit PLL

Gazeta Max