GazetaMax
Showbizz

Ju prezantojmë këngëtarin e ri Kevin Prendi

Ai ka lindur dhe jeton në Gjermani por flet e këndon mjaft bukur në gjuhën shqipe. Po flasim për këngëtarin Kevin
Prendi i cili me origjinë është nga Gjakova, ndërsa muzikën e ka të praktikuar që kur ishte fëmijë madje dhe i shkolluar. Kënga e tij e parë mban titullin “Vuaj“ nga tekstshkruesi i njohur Kreshnik Avdiu që u prit mjaft mirë, apo edhe super hiti i tij e kemi fjalën për këngën ” Vajzë shqiptare“ që u shkrua nga drejtori dhe producenti i njohur Shkumbin Kryeziu. Kevini duket se është ylli i familjes për sa i përmet muzikës por edhe familja e tij dhe konkretisht dajat e babes së tij kanë qenë të dhënë nga këndimi.Mësojmë se këngëtari me zërin e veçantë bashkëpunon për kënget me Egzon Bajraliun, ku ky i fundit i ka ndihmuar dhe orientuar shumë dhe nuk harron ta përnende gjithmonë në shenjë falenderimi, si dhe Produksionin Labia , Baresha dhe Artfron Media që e kanë mirëpritur shumë mirë duke i hapur dyert si një artist i ri që është për të promovuar këngët e tij. Kevini është vetëm në fillimet e tij por duket se do të ketë të ardhme të mirë në muzikë, ndërsa kanë nisur të ketë dhe ftesat e para për të kënduar në evente të ndyrshme.

 

Projekti i tij më i ri esht nje cover dhe quhet “Kthema” realizuar nga Labia e ka nisur tē pritet shunë mirë e ku edhe interpretimi i tij është mjaft i bukur. Kevini do të ketë të tjera projekte të bukura që do tē vijnë gjatë këtij viti që sapo ka nisur dhe do tē gëzojë publikun e tij tē dashur. Ne ju ftojmē në linkun më poshtë të dëgjoni projektin e tij më të ri muzikor.

 

Related posts

Rozana Radi jep lajmin e shumëpritur për fansat: Kush mund të durojë çdo gjë, mund të guxojë çdo gjë

Gazeta Max

Lufton për jetën pasi u keqtrajtua në një festë me sheikët, familja dyshon për trafikim njerëzor

Gazeta Max

Jozi kishte bërë burg në Zvicër, agresiv dhe dhuna ndaj vajzës nga Ferizaji, këngëtari zbulon detaje

Gazeta Max