GazetaMax
SPORT

Juventus është skuadra favorite për Grimaldo

Skuadra e Juventus po vazhdon të kërkojë një mbrojtës për krahun e majtë të mbrojtjes.
‘Zonja e Vjetër’ po përgatitet të ndajë rrugët me Alex Sandro në fund të këtij sezoni dhe tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi për brazilianin.
Mbrojtësi i Benfica, Alex Grimaldo është lojtari që po pëlqehet më shumë nga ‘Biankoneri’.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Juve shihet edhe si skuadër favorite për të marrë shërbimet e tij.
27-vjeçari do të jetë në monitorim edhe nga Barcelona, që po ashtu interesohej për të verën e kaluar.
Mbetet të shihet se çfarë oferte do të ketë Juventusi për kartonin e Grimaldo dhe nëse ky operacion do të finalizohet deri në fund.

Related posts

Tifozi i Marseille akuzohet për tentativë vrasje

e-max

Juventus i shkon Interit në finale, mposht Fiorentinën

e-max

Bayerni favorit për yllin e Leverkusenit

e-max