GazetaMax
Kuriozitete

Juventusi rivalizon Arsenalin për transferimin e Gabriel Jesus

Gabriel Jesus po i kalon javët e fundit si futbollist i skuadrës angleze Manchester City.
Sulmuesi brazilian pritet të largohet nga Etihad Staidum, pasi City ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Erling Haaland.
Arsenali mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij, por së fundmi në garë për brazilianin është futur edhe gjiganti italian Juventus.

25-vjeçari synon që të transferohet në ndonjë skuadër ku do të luaj rregullisht dhe si Arsenal ashtu edhe Juventus ia ofrojnë këtë mundësi.
City është gati ta lejoj largimin e brazilianit nëse paguhet një shumë prej 50 milionë eurove.
Reprezentuesi brazilian këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë. 

Related posts

Ezgjan Alioski debuton me gol te Fenerbahçe, dhe atë për vetëm tre minuta

Gazeta Max

Shenjat që tregojnë se trupit i duhet të pushojë dhe çlodhet

Gazeta Max

Usyk – Joshua 2 – ja në çfarë kohe fillon meçi

Gazeta Max