GazetaMax
Lajme

Kacarska: Besoj se është rritur besimi i qytetarëve në Gjykatën kushtetuese

Shkup, 28 dhjetor – Besoj se besimi i qytetarëve në Gjykatën kushtetuese është rritur, deklaroi në konferencën e sotme përfunduese për shtyp kryetarja e Gjykatës, Dobrilla Kacarska. Duke e prezantuar e Gjykatës gjatë vitit 2022, ajo theksoi se këtë vit janë mbajtur gjithsej 42 mbledhje dhe janë zgjidhur 130 lëndë.

“Me të vërtetë besoj në atë sepse edhe me këto numra që i tregova tani treguam se edhe kur nuk jemi në përbërje të plotë, përkatësisht kur ishim vetëm pesë gjykatës, kemi mbajtur më së shumti mbledhje, ndërkaq, përveç asaj, gjithnjë e më shpesh ndodhë të heqim dispozita nga ligjet, kështu që tashmë do t’u jepet edhe trajtim tjetër kërkesave për mbrojtje të lirive dhe të drejtave. Kështu që, besoj se qytetarët do ta bëjnë dallimin mes kësaj pune tani të Gjykatës kushtetuese dhe më parë”, theksoi ajo.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Kacarska tha se konsideron se për momentin nuk ka nevojë për takim me instanca më të larta në mënyrë që të sigurohet shumicë e gjykatësve kushtetues, dhe tha se është mbështetëse e fuqishme e vendosjes së ankesës kushtetuese.

“Ne e ecim rrugën drejt Evropës tashmë vite me radhë, ja tashmë filluam edhe negociata. Do të vijë edhe ajo ditë kur do të kërkojnë nga ne vendosje të padisë kushtetuese dhe siç diku quhet – padi kushtetuese. Dhe propozimi im është sa më parë ta vendosim padinë kushtetuese në mënyrë që të mos ndodhemi në situatë të kritikohemi dhe thirremi përse atë instrument ne nuk e kemi. Do të thotë, çdokund në çdo mundësi e them këtë, por duhet të kihet parasysh se nevojitet ndryshim i Kushtetutës që të mund të vendoset”, tha ajo.

Duke shtuar se në aktin e ri që e kanë përgatitur ka dispozita që kanë të bëjnë mu me padinë kushtetuese.

“Por, sërish ju them, megjithatë ne varemi nga deputetët. Nëse ka vullnet tek ata, ne do të kompletoheshim menjëherë dhe do të fillonim pas disa muajve gjithsesi do të ishim të gatshëm të fillojmë me atë punë. Por, theksoj se është e domosdoshme sa më parë ta vendosim padinë kushtetuese. Posaçërisht që edhe ne jemi një nga vendet e rralla që nuk kemi padi kushtetuese. Për atë temë tashmë kam disa takime me IRZ nga fondacioni gjerman, biseduam, ata na ndihmojnë, çka do të ndodhë nuk e di. Nuk varet kjo nga Gjykata kushtetuese në çdo rast. TË varej prej nesh, menjëherë do ta vendosnim”, tha Kacarska.

Si lëndë më e vjetër që nuk ishte zgjidhur prej vitit 2012 e veçoi lëndën e ndryshimit të emrave të shkollave në Çair.

“Kemi edhe disa lëndë të tjera të vjetra. Këtu ishte edhe lënda për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, prej vitit 2017 dhe ajo lëndë nuk ka përfunduar. Por këto lëndë që tani janë bërë të vjetra janë ato që kanë mbetur të vjetra janë ato që kanë të bëjnë me dekretet, për Marrëveshjen e Prespës dhe Ligjin për gjuhët për të cilin konsideruam ne pesë gjykatës se duhet të jemi në përbërje të plotë në mënyrë që mund të vendosim sepse me të vërtetë ato janë lëndë jashtëzakonisht serioze. Atje janë kontestuar edhe dekretet dhe në tërësi ligjet dhe e dini si, ndoshta ne do të kishim numër të mjaftueshëm të votave, ndoshta të gjithë pesë gjykatësit do të votonin njejtë, por, është tjetër kur ne kemi diskutim prej nëntë gjykatësve. Për lëndë aq serioze konsideroj se nevojitet përbërje komplete. Menjëherë sapo të plotësohet Gjykata, sapo të kompletohemi gjithsesi se ato lëndë do të kenë prioritet”, tha ajo.

Kacarska informoi se me aktin e ri janë paraparë shumë ndryshime.

“Shumë gjëra të cilat nuk janë paraparë deri më tani dhe mu për arsye se nuk ka ligj për Gjykatën kushtetuese shohim që ato zbrazëtira t’i mbushim me aktin e ri. Këtë megjithatë duhet ta vendosin politikanët nëse nevojitet të ketë ligj apo jo, ndërsa në pikëpamje të zgjedhjes së gjykatësve është e qartë se ka shumë kritika rreth këtij termi ‘jurist i dalluar’ dhe ndoshta tani është koha saktësisht të definohet se çka do të thotë termi ‘jurist i dalluar’. Por, për atë nuk duhet të ketë as ligj. Kjo mund të rregullohet në mënyrë tjetër”, konsideron ajo.

Në konferencën e sotme përfunduese për shtyp, kryetarja e prezantoi punën e Gjykatës kushtetuese për vitin 2022 dhe theksoi se tema me moszgjedhjen e gjykatësve mbetet problem serioz për Gjykatën.

Related posts

Zjarrfikësit e Tetovës me 660 ndërhyrje në vitin 2022

Gazetamax.mk

Besimtarët krishterë ortodoks festojnë Buzmin

Gazetamax.mk

Çfarë po negociohet në takimin mes Qeverisë dhe Lidhjes së Sindikatave? Flet zëvendëskryeminsitri Bytyqi

Gazetamax.mk