Dy liderët e Frontit Europian mendohet t’i prijnë misionit për fitoren e dy komunave të rëndësishme shqiptare që në këto zgjedhje rrezikohen të humben.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, siç bëjnë të ditur burime brenda kësaj partie, po shqyrtohet të garojë në Kërçovë me qëllim që të mobilizojë sa më shumë shqiptatë dhe veçanërisht diasporën shqiptare për të shpëtuar Kërçovën. Në këtë qytet numri i votuesve maqedonas është shumë i afërt me numrin e votuesve shqiptarë dhe pa një mobilizim masovik, rrezikon që shqiptarët ta humbin Kërçovën. Këtë mobilizim vlerësohet se mund ta bëjë vetëm Ahmeti.
Nga ana tjetër, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është propozuar të garojë në Strugë ku situata është edhe më e ndërlikuar. Atje Fronti Europian rrezikon ta humb komunën nga një kandidat i pavarur i cili ka edhe mbështetjen e VLEN-it, por edhe të VMRO-së dhe elektoratit maqedonas. Kandidati në fjalë është biznesmen dhe ka potencial të tërheq edhe vota të afaristëve të tjerë. Andaj në këtë komunë ekziston rreziku që Fronti Europian të humb.