GazetaMax
Lajme

Kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës kundër 4 personave nga Negotina

Negotinë, 4 janar – Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, sot deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është parashtruar kallëzim penal kundër katër personave: V.A. (59), Z.L. (41), GJ.T. (37) të gjithë nga Negotina dhe I.Z. (40) nga një fshat i Negotinës.

Siç kumtoi MPB-ja, kallëzimi penal u parashtura nga Njësiti për Kriminalitet Financiar pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në Departementin për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz.

Personat veprën e kanë kryer ashtu që Z.L. i punësur në Komunën e Negotinës, nga pozita e kyetarit të Komisionit për zbatimin e prokurimeve publike, së bashku me GJ.T. dhe I.Z. të punësuar në Komunë, anëtarë të Komisionit për zbatimin e prokurimeve publike, gjatë vitit 2014 me moskryerjen e detyrave zyrtare kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për prokurime publike. Ata pa siguruar pajtueshmëri nga Këshilli për Prokurime Publike, kanë publikuar shpallje për prokurime publike-racionalizim dhe përmirësimin e rrjetit për furnizim me ujë në rajonin e komunës Negotinë.

“Poashtu, të denoncuarit në shpallje për prokurime kanë paraparë kriteriume dhe teknologji e cila udhëzon në prodhim konkret, duke potencuar kriteriumet të cilët diskriminojnë dhe e kufizojnë konkurencën dhe e kanë shpallur pa parashikimin e saktë të pozicioneve të lartëpërmendura dhe se si do të ekzekutohet. Në këtë mënyrë, të tre në kundërshtim me Ligjin, kanë zbatuar procedurë për prokurime publike dhe kanë përgatitur Raport në të cilin kanë dhënë propozim për ofertën më të volitshme të zgjidhet ofertë konkrete nga një grup i ofertuesve”, qëndorn në kumtesën e MPB-së.

I denoncuari i parë V.A., në pozitën e kryetarit të Komunës Negotinë, veprën penale e ka kryer me moskryerjen e detyrës zyrtare, edhe pse ka qenë i obliguar të sjell Vendim të posaçëm për përgatitjen e projektit bazë, në bazë të të cilit do të shpallet prokurim për realizim, edhe pse ka pasur obligim për kryerjen e mbikqyrjes se procedura nuk është realizuar në pajtim me Ligjin për prokurime publike, ai me shkeljen e dispozitave të Ligjit ka sjellur Vendim për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm dhe në emrin e Komunës Negotinë me një grup të ofertuesve më datën 29.08.2014 ka lidhur Marrëveshje për projektim dhe ekzekutimin e punëve për racionalizimin dhe përparimin e sistemit për furnizim me ujë të Komunës Negotinë në vlerë të përgjithshme të Marrëveshjes prej 21.237.740,48 denarë (ose 345.330 euro).

“Me veprimet të këtilla inkriminuese dhe me mosveprim në pajtim me autorizimet zyrtare të denoncuarit e kanë kryer veprën “keqpërdorim të detyrës zyrtar dhe autorizimit” e paraparë dhe e dënueshme në bazë të nenit 353 pragrafi 5 të Kodit Penal, me të cilën kanë mundësuar personave juridik në mënyrë të kundërligjshme të fitojnë dobi materiale në vlerë prej 21.237.740,48 denarë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Related posts

Trajkoviq analizon situatën në Serbi: Vuçiqi u kap mat

Gazetamax.mk

Disa të maskuar dhe armatosur tentojnë t’i sumlojnë dy të rinjë në Kumanovë

Gazetamax.mk

Bujqit dhe blegtorët kalojnë në shitje online

Gazetamax.mk