Boksieri shqiptar Kamer Maloku do të ngjitet në ring më 29 nëntor 2025 për një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës së tij. Ai do të garojë për titullin e BDB në një duel prej 10 raundesh, në kuadër të kampionatit prestigjioz “Deutsche Meisterschaft”.
Ndeshja do të zhvillohet në ASC Arena, në Karlsruhe (76228), në adresën Thüringer Str. 11. Organizator i ngjarjes është KAMA Sport, që sjell një spektakël të nivelit të lartë me moton: “Zwei Kämpfer, ein Ziel: der Titel” – Dy luftëtarë, një qëllim: titulli.
🔹 Data: 29.11.2025
🔹 Arena: ASC Arena, Karlsruhe
🔹 Ora e hapjes: 16:00
🔹 Fillimi i ndeshjes: 17:00
Biletat janë në shitje:
39€ Tribünë
49€ Ringside
VIP sipas kërkesës
📞 Për bileta / rezervime: WhatsApp – 0176 24366725
Kamer Maloku, i njohur për stilin agresiv, përgatitjen disiplinore dhe ambicien e tij në ring, kërkon të kurorëzojë karrierën me një titull të madh në Gjermani. Mbështetja nga fansat shqiptarë dhe gjermanë pritet të jetë e madhe, ndërsa atmosfera në arenë parashikohet të jetë elektrizuese.
“Erleben sie hochklassigen Boxsport LIVE!” – Mos e humbni këtë përballje madhore ku Kamer Maloku synon të shkruajë historinë!