GazetaMax
Lajme

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

Policia e Kosovës ka treguar detaje për vdekjen e djeshme në Podujevë. Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se kjo vdekje ka ardhur si pasoj ë një aksidentit në mes një kamioni dhe një automjeti, ku pastaj kamioni ka goditur edhe shtatë vetura të parkuara.

Sipas policisë, drejtuesi i kamionit, shtetas i Serbisë, ka vdekur.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i kamionit mashkull -shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, është thënë në raportin 24- orësh të Policisë.

Related posts

Popovski: Ndryshimet në politikën monetare janë të arsyeshme dhe të nevojshme

Gazeta Max

Thellohet mungesa e kuadrove për lëndët shkencore

Gazeta Max

Aksion policor në Prilep, konfiskohet drogë me vlerë 300 mijë euro

Gazeta Max