GazetaMax
Kuriozitete

Kampioni në fuqi e nis me fitore mbrojtjen e titullit – mposht me rikthim Almerian

Real Madridi ka fituar ndeshjen e parë në La Liga ndaj Almerias.
‘Mbretërit’ arritën fitore minimale 2:1, por të dominuar tërësisht ndaj Almerias.
Ekipi i Carlo Ancelottit fillimisht ishin në disavatazh, pasi Ramazani shënoi në minutën e 6`.
Pas golit të pësuar Los Blancos’  filluan të sulmojnë, për të barazuar rezultatin.
Pavarësisht rasteve dhe goditjeve të shumta brenda dhe jashtë kornizës nga madrilenët, gol nuk u shënua.
Kështu shkuan në pushim me disavatazh prej një goli.
Edhe në pjesën e dytë Reali ishte më kërkues dhe arritën me rikthim të fitojnë ndeshjen.
Pas një aksioni të mirë nga madrilenët ishte Vazquez që shënoi në minutën e 61` të ndeshjes.
E, golin e dytë dhe vendimtar e realizoi Alaba, pas një gjuajtje perfekte nga faulli.
Kështu Real Madridi e nisi me fitore mbrojtjen e titullit në La Liga.

Related posts

Benzema vjen me deklaratë bombastike, zbulon cilën fanellë do ta vesh Mbappe

Gazeta Max

United “çmendet” ofron këta dy lojtarë për De Jong

Gazeta Max

Kjo është oferta që po përgatit Barcelona për Lewandowskin

Gazeta Max