GazetaMax
Lajme

Kancelari Scholz mbërriti për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 11 Qershor – Në Delegacionin e Kancelariot Sholz janë këshilltarët më të lartë shtetërorë për politikë të jashtme dhe siguri, për ekonomi dhe financa, për politikën evropiane, si dhe deputeti i sapoemëruar për Ballkanin perëndimorë, Manuel Saracin.

Sholz dhe delegacioni i tij para Qeverisë do të priten nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në përbërjn e delegacionit tonë për pritje dhe takimit bilateral me delegacionin gjerman janë zv. kryeministri i parë dhe ministër i ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi, zv. kryeministri për çështje europiane Bojan Mariçiq, ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani, ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska, ministri për vetëqeveresije lokale Goran Milevski dhe ministri  i shoqërisë informatike dhe administratës Admirim Aliti.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes, është paraparë takimi me Kovaçevskin dhe më pas takim bilateral i anëtarëve të dy delegacioneve. Vizita zyrtare e kancelarit Sholz do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Related posts

Filipçe: Shteti është shtëpia jonë, lufta për të ardhmen është detyrim i përbashkët

Gazeta Max

Sot varrosen tre anëtarët e vrarë të familjes Bekteshi

Gazeta Max

Mbërrin në Durrës ‘Mv Eddystone’: Mbështetje për misionet e NATO në Ballkan

Gazeta Max