GazetaMax
Lajme

Kandidaturë me peshë në Zhelinë: Emir Sulejmani, funksionar i suksesshëm i BDI-së, kandidat i Frontit Europian për kryetar komune

Fronti Europian ka zyrtarizuar kandidaturën e Emir Sulejmanit për zgjedhjet lokale 2025 në Komunën e Zhelinës. Sulejmani, një ndër funksionarët më të suksesshëm dhe të angazhuar të Bashkimit Demokratik për Integrim, hyn në garë me mbështetje të plotë nga kryesia e partisë dhe lideri Ali Ahmeti.

Në deklaratën e tij publike, ai shprehet thellësisht mirënjohës për besimin e marrë dhe premton një angazhim të pakusht për qytetarët e Zhelinës.

“Ky besim për mua nuk është vetëm një nder, por edhe një përgjegjësi e madhe ndaj çdo qytetari të Zhelinës i cili me padurim e pret ndryshimin. Me zemër e me shpirt do të punojmë bashkë për të qenë zëri i gjithësecilit, për të përçuar çdo sinjal të nevojave të juaja dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne,” shkroi ai.

Emir Sulejmani vjen në këtë garë me përvojë institucionale, njohje të thellë të problematikave lokale dhe qasje moderne ndaj menaxhimit publik. Kandidatura e tij shihet si një përpjekje serioze për të rikthyer besimin dhe perspektivën e zhvillimit në këtë komunë.

Zgjedhjet lokale në Komunën e Zhelinës pritet të jenë ndër më të ndjekurat në rajon, ndërsa Fronti Europian synon përmes kësaj kandidature të fuqizojë pozicionin e tij në nivel lokal.

Related posts

Sela, Taravari, Kasami dhe Hoxha të pafuqishëm për ta shkarkuar drejtorin antishqiptar të Levicës

Gazeta Max

Karapetrov i VMRO: Morgun e premtuam dhe e realizuam

Gazeta Max

Lufta në Ukrainë, Maqedonia e Veriut ndërmerr këtë veprim

Gazeta Max