Harry Kane e ka fituar Topin e Artë 2026 me një epërsi prej vetëm 41 votash ndaj Kylian Mbappés, ndërsa prapaskenat e votimit kanë zbuluar edhe ndikimin e shpërndarjes së votave mes futbollistëve spanjollë, në garën ku ishte i përfshirë edhe Lamine Yamal.
Kryeredaktori i revistës France Football, Vincent Garcia, ka zbuluar se diferenca mes Kane, fituesit të çmimit, dhe Mbappés, i cili përfundoi në vendin e dytë, ishte jashtëzakonisht e ngushtë.
Në një prononcim për L’Equipe TV, Garcia ka shpjeguar se diferenca ishte edhe më e vogël sesa ajo që ndau Rodrin dhe Vinicius Juniorin në vitin 2024.
“Diferenca ishte vërtet minimale. Diferenca e pikëve midis Kane dhe Mbappé është më e vogël se ajo midis Rodri dhe Vinicius në vitin 2024”, shpjegoi Vincent Garcia për L’Equipe TV.
Garcia ka folur edhe për mënyrën se si janë shpërndarë votat, duke përmendur Rodrin dhe Lamine Yamalin si futbollistë që përfituan nga kjo situatë. Sipas tij, votat e ndara mes lojtarëve spanjollë ndikuan në garën për çmimin individual më prestigjioz në futboll.
“Duke analizuar votat, Rodri dhe Lamine Yamal ishin fituesit. Rodri i mori votat Yamal. Kishte një shpërndarje të votave midis lojtarëve spanjollë.”
Kështu, gara për Topin e Artë 2026 u vendos nga një diferencë minimale mes dy kandidatëve kryesorë, ndërsa deklaratat e Garcia kanë rikthyer vëmendjen te ndikimi që mund të ketë shpërndarja e votave në përcaktimin e fituesit.
Burimi: botasot.info
