GazetaMax
Adrenaline

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani përfundon në radarin e Manchester Unitedit

Amir Rrahmani ka qenë deri tani protagonist i një sezoni të shkëlqyer me fanellën e Napolit dhe tani për kapitenin e Kosovës ka interesim serioz nga anglezët Manchester United.
Mbrojtësi nga Prishtina është padyshim një nga lojtarët që janë treguar më së shumti këtë sezon, duke dhuruar paraqitje të shkëlqyera.
Rrahmani ka ngjitur shpejt hierarkinë e trajnerit Luciano Spalletti duke lënë në bankë grekun Kostas Manolas, i cili më pas u shit në janar te Olympiakos.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës është bërë një titullar i rregullt i Napolit duke qenë partner i përhershëm i Kalidou Koulibaly.

Paraqitjet e mira dhe të sigurta kanë bërë që Rrahmani të përfundojë në radarin e klubeve tjera të mëdha evropiane.
Sipas faqeve të afërta me Napolin, klubi i madh anglez, Manchester Unitedi ka shprehur interesim të madh për kapitenin e Kosovës.

Mbrojtësi i fortë i skuadrës së Spallettit ka përfunduar në radarin e Djajve të Kuq dhe tashmë po flitet për një “interesim serioz” të klubit nga Old Trafford.
Ish-lojtari i Hellas Verona do të ishte perfekt për cilësitë teknike, fizike dhe të moshën. Gjithashtu edhe liderishipi i treguar në mbrojtje ka bindur drejtuesit e Unitedit.

Related posts

Barcelona sakrifikon këtë lojtar për Lewandowksin

Gazetamax.mk

Lothar Matthaus thotë se Anglia mund ta fitojë Kupën e Botës

Gazetamax.mk

Ronaldo nuk do të paraqitet në stërvitjet e Man United as sot

Gazetamax.mk