GazetaMax
Lajme

Kapitulli i 28 i negociatave me BE, Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit

Shkup, 6 Gusht – Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union. Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj.

Kapitulli i 28-të: Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit

Acquis për mbrojtjen e konsumatorit mbulon sigurinë e mallrave të konsumit, si dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të konsumatorëve në një sërë sektorësh specifikë. Shtetet anëtare duhet të integrojnë acquis në legjislacionin kombëtar dhe të vendosin struktura të pavarura administrative dhe fuqi zbatuese që lejojnë mbikëqyrjen efektive të tregut dhe zbatimin e acquis. Duhet të sigurohen gjithashtu mekanizmat e duhur gjyqësorë dhe jashtëgjyqësorë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si dhe informimi dhe edukimi i konsumatorëve dhe një rol për organizatat e konsumatorëve. Përveç kësaj, ky kapitull mbulon rregulla specifike detyruese në fushën e shëndetit publik.

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Related posts

Edhe Muhamet Ameti kandidon për degën e Tetovës

Gazeta Max

Pagat në Bechtel dhe Enka / Rexhepi: VMRO-ja prapë në “aut”, ndryshuam ligjin për marrëdhëniet pikërisht për rritjen e pagave

Gazeta Max

ASH e quan të dështuar, por Arbër Ademi për dy vite rriti pagat e mësimdhënësve 21%

Gazeta Max