GazetaMax
LAJME

Karakaçanov mesazh Maqedonisë: Nuk do t’iu lutim për negociata, ju jeni kandidat e jo ne!

Sofje, 30 maj – Ish zv.kryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, lidhur me ngjarjet e fundit aktuale lidhur me veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë, ka deklaruar se Shkupi e gënjen veten nëse dëshiron t’i bëjë presion Bullgarisë përmes faktorit ndërkombëtar.

Sipas tij, Bullgaria nuk do të bie në gju pavarësisht presionit nga faktori ndërkombëtar ndërsa sjellja e Maqedonisë është sikurse Bullgaria të ishte kandidat për në BE e jo ata.

“Shkupi, si duket nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjen. Konsideron se, duke patur parasysh mbështetjen nga disa faktorë ndërkombëtarë, Bullgaria detyrohet të bie në gju. Shihni reagimet e politikanëve nga Shkupi. Ata sillen sikurse ne të ishim kandidatë dhe t’u lutemi atyre, e jo ata neve. Çështja ka arritur deri në një pikë sikurse duan të na shpallin luftë, sepse dukemi sikur ndonjë shantazhues. Vjedhësit e historisë bullgare janë në Shkup”, thotë Karakaçanov.

Ai shton se po të ishte në vendin e kryeministrit Kirill Petkov, do të ndërpriste tërësisht bisedimet me Maqedoninë.

“Kur të jeni të gatshëm të përmbushni kushtet apo i keni përmbushur, urdhëroni, të vazhdojmë të bisedojmë. Nuk do t’ju lutemi”, ka shtuar Karakaçanov./Zhurnal.mk

Related posts

Faturat e larta të rrymës rrezikojnë punën e hoteleve

e-max

Shtyhet vizita e Cholletit në Ballkan

e-max

Alarmet e rreme për bomba shkaktojnë frikë te fëmijët

e-max