GazetaMax
Lajme

Karvani zgjedhor i THP-së u pengua nga policia në Demir Kapi

Karvani zgjedhor, i udhëhequr nga Kryetari i Partisë për Lëvizjen e Turqve – THP, z. Enes Ibrahim, dje u pengua nga zyrtarë policorë të zhvillojë aktivitetet e tij zgjedhore në fshatin Koreshnicë, komuna e Demir Kapisë.

Karvani ynë u ndalua nga një automjet policor pa sinjalizim funksional dhe pa pajisje të përshtatshme sigurie për orët e natës. Oficerët e policisë vepruan në mënyrë jashtëzakonisht joprofesionale, të pahijshme dhe agresive, duke na mbajtur të ndaluar për një orë të tërë në qendër të fshatit, gjë që shkaktoi shqetësim edhe te banorët lokalë.

Një qasje e tillë është e papranueshme për një shoqëri demokratike, sidomos kur incidenti ndodh në kulmin e fushatës zgjedhore. Në vend që të krijojë ndjenjë sigurie dhe besimi tek qytetarët, policia po shfaq sjellje që krijon frikë dhe presion.

Për këtë ngjarje të pakëndshme janë informuar të gjitha organizatat ndërkombëtare relevante që e ndjekin procesin zgjedhor, dhe do të paraqiten ankesa përkatëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ne u bëjmë apel autoriteteve të MPB-së që urgjentisht të ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe t’i japin fund agresionit policor ndaj qytetarëve!

Partia për Lëvizjen e Turqve – THP dhe komuniteti turk nuk do t’u nënshtrohen këtyre provokimeve dhe presioneve. Përkundrazi, ne do të vazhdojmë me edhe më shumë vendosmëri dhe motivim për realizimin e aktiviteteve tona zgjedhore, me qëllimin e vetëm – zgjedhje demokratike, transparente dhe të ndershme!

Related posts

Kjo është pilotja që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht

Gazeta Max

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

Gazeta Max

Shoferët privatë protestojnë para NQP-së, do të takohen edhe me këshillin e qytetit

Gazeta Max