GazetaMax
Lajme

Kasami dhe bartësi i listës Albi Qamili vizitojnë Tregun e qytetit

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh kandidat për vazhdimin e mandatit, Bilall Kasami, bashkë me bartësin e listës së këshilltarëve të VLEN-it, Albi Qamilin, si dhe aktivistë e përkrahës të koalicionit, marshoi sot në Tregun e Tetovës për të takuar qytetarët.

Gjatë bashkëbisedimeve, Kasami tha se prezantoi punët e realizuara deri më tani dhe planet e mëdha për të ardhmen, ndërsa dëgjoi nga afër sfidat dhe prioritetet e qytetarëve.

“Pas 4 vitesh punë dhe përkushtim, dalim ballëhapur para qytetarëve me kërkesën që t’i japin vazhdimësi transformimit të Tetovës. Në çdo cep të komunës sonë jehon NJË ZË, zëri për Tetovën që ecën përpara, drejt Kapitullit të Dytë të zhvillimit. Tetova s’ndalet!”, u shpreh Kasami pas marshimit në Tregun e Tetovës.

Related posts

13 vjet “Jetimat e Ballkanit”, Grubi: Respekt dhe mirënjohje ndaj punës së palodhshme

Gazeta Max

Është kryer transplanti më i ndërlikuar i kockës në Klinikën e Ortopedisë

Gazeta Max

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

Gazeta Max