GazetaMax
Lajme

Kasami: Falishti sot është shembull se si puna e ndershme dhe vizioni i qartë sjellin ndryshim të prekshëm në jetën e qytetarëve

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, nga Falishti ka theksuar sot se puna e ndershme dhe vizioni i qartë sjellin ndryshim të prekshëm në jetën e qytetarëve.

Ai prezantoi dy projekte madhore të realizuara në këtë fshat, të cilat, siç tha, për dekada kanë qenë vetëm ëndrra: ndërtimin e rrugës moderne dhe zgjidhjen përfundimtare të problemit me furnizimin me ujë të pijshëm.

“Me angazhim të madh kemi bërë realitet ndërtimin e rrugës moderne për fshatin, si dhe furnizimin me ujë të pijshëm cilësor për çdo familje. Këto janë dëshmi se ne nuk flasim me fjalë boshe, por punojmë, realizojmë dhe ndryshojmë realitetin”, u shpreh Kasami.

Ai shtoi se investimet e këtilla nuk do të ndalen, duke premtuar projekte të reja edhe për qytetin e Tetovës.
“Falishti sot ka rrugë dhe ujë të pastër, nesër Tetova do të ketë edhe më shumë projekte që e bëjnë jetën më të mirë për secilin qytetar. Por për ta vazhduar këtë rrugë të suksesshme, zhvillimit duhet t’i japim hov me votë më 19 tetor”, përfundoi Kasami.

Related posts

“Fotografitë e ditës” të Talat Xhaferit

Gazeta Max

Marrëveshja e armëpushimit, SHBA: Rezultat i muajve të diplomacisë së pamëshirshme

Gazeta Max

Maqedonia si kryesuese e OSBE-së do të organizojë dy konferenca të mëdha në Shkup dhe Aman

Gazeta Max