GazetaMax
Lajme

Kasami: Fillojmë homogjenizimin e strukturave, lidershipi vendoset së shpejti

Ka mbaruar mbledhja e koalicionit VLEN në të cilën morën pjesë Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi bashkë me anëtarët e kryesisë së partive LD, LB dhe AAA.

Pas mbledhje, Bilall Kasami i Besës njoftoi se është formuar kryesia e përbashkët. Ndërkaq i pyetur për kryetarin, tha se do të zgjedhet në ditët në vijim.

“Unë e përmenda, se në mbledhjet e radhës, në ditët në vijim do të flasim edhe për organet e tjera duke përfshirë këtu edhe lidershipin e partisë. Ajo që është me rëndësi që nga sot nisim homogjenizimin dhe ngritjen e strukturave të përbashkëta atë që e kemi paralajmëruar – themelimin e një subjekti të vetëm politik”, tha Kasami.

Related posts

Zgjedhje nga e para në Rrogozhinë/ Më shumë votues se në 14 maj! Numërimi pritet të nisë në orën 23.00

Gazeta Max

Përplaset nga vetura në vijat e këmbësorëve një vajzë në Shkup

Gazeta Max

Forumi shqiptar: Malësia ka qenë gjithmonë gjeneratore e ndryshimeve, Lista “Pravim putem” do të pësojë disfatë më 5 mars

Gazeta Max