Kryetari Bilall Kasami ka njoftuar se në mandatin e dytë do të zgjerohet rrjeti i transportit urban edhe drejt zonave malore të Tetovës.
Në kuadër të modernizimit të transportit publik, Kasami tha se komuna do të blejë 5 autobusë elektrikë dhe 5 minibusë elektrikë, të cilët do të mbulojnë linjat urbane dhe ato drejt fshatrave të malësisë.
Sipas Kasamit, ky projekt jo vetëm që do të lehtësojë qarkullimin për banorët e malësisë, por do të ndihmojë edhe në uljen e ndotjes dhe zhvillimin e turizmit rural.
“Do të blejmë 5 autobusëve elektrikë dhe 5 minibusëve elektrikë me të cilët, përveç zgjerimit të rrjetit të transportit urban, do të arrijmë ta mbulojmë edhe transportin për në fshatrat malorë. Me to ulim edhe ndotjen dhe kontribojmë për një mjedis më cilësor në Tetovën tonë dhe për zhvillimin e turizmit në fshatra”, deklaroi Kasami.