Kasami përmbyll Bajramin në Kullën e Jasharajve

Skenderaj, 4 Maj – Kryetari komunës Tetovës, Bilall Kasami ka përmbyllur vizitën e tij në Kosovë në kullën e Jasharajve, pas takimit me kreu e komunës së Gjilanit.

Ky Bajram nuk kishte se si të përfundonte ndryshe pa bakllavan e Bacit Rifat, në kullën e lavdishme, kullën e rezistencës e historisë, në kullën e Jasharajve. Bashkë me Adnan Azizin, bashkëveprimtarin e Adem Jasharit, Ismet Shabani- Gishti si dhe Ahmed Zabelin e uruam këtë Bajram të paqes, solidaritetit, dashurisë e dhembshurisë. Falënderoj bacin Rifat, Lulin por edhe familjen Jashari për këtë mikpritje vëllazërore.

Historia juaj është historia jonë. Është historia dhe krenaria e të gjithë kombit shqiptarë! 🇦🇱

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/535393724623278

Të fundit në përqindje