GazetaMax
Lajme

Kasami takoi njërin nga 7 udhëheqësit e Bashkisë së Kopenhagës

Kopenhagë, 13 Shtator – Kryetari i Lëvizjes BESA dhe drejtuesi i Tetovës, Bilall Kasami, i cili po qendron në Danimarkë për takime me diasporên, ka takuar sot z. Jens-Kristian Lütken, i cili është njëri nga 7 udhëheqësit e Bashkisë së Kopenhagenit. Këtë e ka bërë të ditur Kasami përmes një postimi në Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Kasamit.

Sot pata nderin të takoja z. Jens-Kristian Lütken, i cili është njëri nga 7 udhëheqësit e Bashkisë së Kopenhagenit. Pozicioni i tij është kryetar i Bashkisë së Kopenhagenit për Integrim dhe Punësim. Temë diskutimi ishte integrimi i shqiptarëve dhe kontributi i tyre në shoqërinë daneze, më konkretisht kontributi i shqiptarëve në kryeqendrën e Danimarkës, Kopenhagenin. Poashtu biseduam edhe për agjendën GREEN, ku vlen të potencohet se institucionet daneze janë të gatshme që të ndihmojnë komunën tonë me përvojat e tyre, të cilat janë treguar të suksesshme gjatë implementimit. Gjithashtu, diskutuam edhe për bashkëpunimin e mundshëm të Komunës së Tetovës me Bashkinë e Kopenhagenit në sfera të ndryshme si kultura, sporti etj. Tetova do të bëhet qytet evropian, vetëm me përkushtim dhe mund, por edhe me ndihmën e miqve tanë evropian!

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/622484009247582

Related posts

Aksident në rrugën Strugë – Dibër, bllokohet komunikacioni

Gazetamax.mk

Tryezë e rrumbullakët “Parandalimi dhe monitorimi i korrupsionit në gjyqësor”

Gazetamax.mk

Pal Lekaj thotë se do të kërkohet që Ramush Haradinaj të kthehet në udhëheqje të shtetit

Gazetamax.mk