GazetaMax
Adrenaline

Katër Kombëtare i kërkojnë sonte dy bileta të Botërorit ‘Katar 2022’

Katër Kombëtare do t’i kërkojnë dy bileta për kualifikim në Botërorin “Katar 2022” sonte.
Maqedonia e Veriut me shqiptarë do ta kërkojë mrekullinë dhe kualifikimin historik në një Kampionat Botëror.
Maqedonasit e befasuan kampionin aktual evropian duke e lënë në shtëpi pasi e mundën në gjysmëfinale të “play-offit”.
E tash, ata do të kenë punë me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.
Portugezët do të luajnë në shtëpi dhe shihen si favoritë për të shkuar në Botëror.
Megjithatë, ata s’do të kenë punë të lehtë përballë maqedonasve të uritur për ta shkruar historinë.
Maqedonia e Veriut e ka arritur kulmin e saj, derisa vitin e kaluar mori pjesë në Kampionat Evropian për herë të parë në histori të saj.
E dueli tjetër i natës do të jetë ai në mes të Polonisë me Suedinë.
Njëri nga yjet si Zlatan Ibrahimovic dhe Robert Lewandowski do të mbetet pa e shijuar Kampionatin Botëror.
Të dyja Kombëtaret do ta japin edhe atomin e fundit për ta prekur Botërorin e këtij fundviti.
E bileta e tretë për “Katar 2022” do të nxirret në duelin ndërmjet Uellsit me fituesin e takimit Skoci – Ukrainë, që do të zhvillohet më vonë gjatë këtij viti.
Ndërkaq, ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 20:45.

Related posts

Milan merr vendim shokues për Diaz

Gazetamax.mk

Milan siguron tranferin e madhe për merkaton e verës

Gazetamax.mk

‘Panoramasport’: Shkarkimi i Reja sot ose nesër, pritet vetëm vendimi

Gazetamax.mk