GazetaMax
Lajme

Katër muaj pritje për kontroll në kardiolog, Gjeorgjievski: Për 10 vjet do të ngelim pa mjekë amë

Shkup, 21 Maj – Mungesa e mjekëve amë po vazhdon të rritet. Në disa komuna të vendit si Dojran dhe Çashkë nuk ka fare mjekë amë. Nëse vazhdon ky trend i ikjes së punonjësve shëndetësor nga vendi dhe ky funksionim i mjeksisë primare, për 5 deri në 10 vjet, nuk do të kemi fare mjekë amë. Kështu u shpreh doktori Dragan Gjorgjievski, kryetar i mjekëve të përgjithshëm, në lidhje me deficitin e kuadrove mjekësor.

“Duhet të përmend se diku 30% e mjekëve amë janë mbi 60% vjet që është edhe një problem shtesë, me të cilin po përballemi. Për këtë po potencoj edhe një herë se na duhen reforma më të shpejta dhe zbatimi i reformave që të mund mjekët e rinj të qëndrojnë në këtë vend, sepse mjekët që punojnë në shtëpitë e shëndetit te koncensionerët përballen me probleme serioze. Me ikjen e pronarit jashtë shtetit ose daljes në pension, ngelim në rrugë bashkë me infermieret. Ky problem është që 10 vjet dhe nuk po gjendet asnjë zgjidhje”, tha Dragan Gjorgjievski – Specialist i Mjeksisë familjare.

Problem tjetër i mjekëve amë është edhe caktimi i terminëve në sistemin “Termini im”. Për një kontroll në kardiolog ose urolog pacientët presin nga 3 deri 4 muaj, tregon Gjorgjievski.

“Kohës së fundit termine ka gjithnjë e më pak, duhet ta pranojmë se po përballemi me deficit të specialistëve, para së gjithësh në nivelin sekondar të mbrojtjes shëndetësore. Poliklinikat ngelin të zbrazura me specialistë. Terminet që janë urgjentë dhe me prioritet, numër i madh i klinikave i bllokojnë. Edhe kur kemi gjendje të ndonjë infarkti ne nuk mund ta dërgojmë me udhëzim urgjent, por organizohet ndihma e shpejtë etj, me çka komplikohet edhe më shumë puna me pacientët”, shtoi Gjorgjievski.

Mjekët amë dhe specialistët e mjekësisë së përgjithshme duhet të kenë kompetenca më të mëdha thotë doktori i mjekësisë familjare. Mes tjerash ai tha se nuk përjashtohet mundësia të riorganizohet grevë nga mjekët amë, ngaqë deri tani nuk ka pasur asnjë lëvizje nga Ministria e Shëndetësisë kundrejt kërkesave të tyre. Ndryshe sot u shënua dita botërore e mjekëve familjarë.

Related posts

Mariçiq: Është reale që shpejtë të bëhemi anëtare e BE-së

Gazetamax.mk

Bisedë telefonike Radev-Makron

Gazetamax.mk

MPB: Siguria e këmbësorëve në vend të parë, është ulur ndjeshëm numri i viktimave në rrugë

Gazetamax.mk