GazetaMax
BALLINA

KE për zgjerim: Nuk pres ndryshimin e Kornizës negociatore për Maqedoninë e Veriut

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, shpreson se menjëherë pas zgjedhjeve Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të fillojë të përmbushë kushtet e kornizës negociatore dhe do të shkojë përpara në përmbushjen e kritereve. Në një intervistë për BGNES të Sofjes, ai tha se kriteret për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE janë shumë të qarta, – përcjell kdp.mk njoftimin e seksionit maqedonas të Radios Evropa e Lirë.

Varhelyi ka lënë të kuptohet se nuk pret kurfarë ndryshimi të Kornizës Negociatore dhe nuk konsideron se shtetet anëtare duan t’i rishikojnë kushtet e anëtarësimit.

I pyetur të komentojë pohimet e muajve të fundit të disa politikanëve maqedonas se mund të ketë ndryshime në Kornizën Negociatore dhe nëse ka mundësi për ndryshimin e kushteve që duhet t’i përmbushë Maqedonia e Veriut, Varheji thotë se kriteret për anëtarësim janë të qarta.

Kriteret janë shumë të qarta nga viti 2022 e këtej, kur u miratua Korniza Negociatore. Ato duhet të përmbushen dhe në këtë kuptim nuk pres kurrfarë ndryshimi. Nuk mendoj se shtetet anëtare do të rishikojnë kushtet. Është e qartë se ato duhet të përmbushen”, – ka thënë Varheyi.

Për të vazhduar negociatat, siç parashikohet nga Korniza Negociatore, Maqedonia e Vriut duhet të hapë Kushtetutën për të përfshirë në Preambulën e saj komunitetin bullgar. Partitë më të mëdha, si ato maqedonase, ashtu dhe partitë shqiptare, dhe kandidatët e tyre për President, hynë në garën zgjedhore me të njëjtën dëshirë – anëtarësimin në BE, por ato dallojnë  në qëndrimet si arrihet kjo.

Related posts

Bujar Osmani, diplomati më i shquar shqiptar jo vetëm në Maqedoninë e Veriut

e-max

Nisja e negociatave me BE-në: Sofja ta ndihmojë Shkupin dhe Tiranën

e-max

Bekteshi me lajm të mirë për qytetarët, pritet ulje çmimeve e këtyre produkteve

e-max