GazetaMax
BALLINA

Bekteshi me lajm të mirë për qytetarët, pritet ulje çmimeve e këtyre produkteve

Deri në fund të javës do të merret Vendimi për ngrirjen e çmimeve të makaronave dhe po bëhen analiza për mundësinë e ngrirjes së çmimit të produkteve të qumështit. Sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë nga informacionet e prodhuesve, çmimi i vajit për ushqim në 10 ditët e ardhshme do të jetë nën 100 denarë për litër, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi sonte në 24 Analiza në Televizionin 24.

“Gjatë kësaj jave do të merret vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve të tjera ushqimore, janë duke u bërë analiza nga Ministria e Ekonomisë në fushën e çmimeve të importit, janë duke u diskutuar me shoqatat brenda odave dhe të dhënat janë duke u marrë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut . Me shumë mundësi deri në fund të javës do të ketë një vendim për ngrirjen e çmimeve të makaronave dhe shpagetave. Ulja minimale do të jetë 10% nga çmimet ekzistuese të këtyre makaronave, sipas analizave fillestare, por jam i bindur se ulja do të jetë edhe më e madhe duke pasur parasysh që kemi çmime të disa pastave që aktualisht shiten për 51 denarë të mos jenë më shumë se 44 denarë, kemi makarona që shiten rreth 60 denarë, nuk do të jenë më shumë se 52 denarë, do të ketë ulje të madhe në atë pjesë”, tha ministri Bekteshi.

Ministri tha se disa kompani ushqimore tashmë kanë shpallur në mënyrë të pavarur uljen e çmimeve të produkteve të tyre dhe u bëri thirrje kompanive të tjera që të ndjekin këtë shembull.

“Sot kemi pasur njoftime nga prodhues të caktuar të produkteve bazë për uljen e çmimeve të tyre dhe unë dua t’i inkurajojë prodhuesit e tjerë që të marrin vendim për uljen e çmimeve vetë pa vendim të Qeverisë. Në rast se kjo nuk bëhet në mënyrë të pavarur, dhe analizat tregojnë hapësirë për ulje, atëherë do të marrim një vendim për produktet e tjera, dhe kjo në përgjithësi përfshin produktet e qumështit”, tha Bekteshi.

Sa i përket vajit për ushqim, siç tha ministri, në 10 ditët e ardhshme të gjithë prodhuesit pritet të kenë çmim nën 100 denarë për litër.

“Nëse bëjmë një krahasim para se të fillonte përkrahja nga qeveria, kur çmimi i vajit ishte 150-160 denarë, le të themi 60-70%, do të ketë ulje dhe pastaj do të vazhdojmë me produktet tjera”, tha ministri.

Related posts

LAJMI I FUNDIT/ Digjet vetura e zëvendës kryeministrit Artan Grubi

e-max

Pas 30 vjetësh, në Sarajevë do vendoset monumenti i Boshkos dhe Admirës, serbi dhe boshnjakja që u vranë gjatë luftës si çift

e-max

Zudi Enuzi: Filloi aksioni për pastrim të përgjithshëm në komunën Gazi Babë të Shkupit

e-max