GazetaMax
Lajme

KE: Vonojnë reformat e administratës të planifikuara për 2018-2022

Shkup, 25 tetor – Maqedonia e Veriut mbetet mesatarisht e përgatitur sa i përket reformës së administratës publike dhe ka bërë përparim të kufizuar në zbatimin e rekomandimeve nga viti i kaluar, thuhet në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit në afrimin e BE-së.

KE në shënimet thekson se është shtyrë miratimi i zgjidhjeve ligjore për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, të një ligji të ri për shërbimin e lartë drejtues, si dhe kuadri i ri ligjor për menaxhimin e burimeve njerëzore, përmes ndryshimeve në ligjet për nëpunësit administrativë dhe për punonjësit e shërbimeve publike.

Sipas Komisionit, kuadri i ri është krijuar për të përmirësuar menaxhimin e burimeve njerëzore në administratë dhe për të garantuar përzgjedhjen, promovimin dhe shkarkimin e bazuar në merita, duke përfshirë edhe në nivelin e pozicioneve të larta drejtuese.

Komisioni Evropian thekson se përkundër rritjes së fondeve në Buxhet për zbatimin e reformave në administratën publike, zbatimi i tyre ende në masë të madhe varet nga financimi nga donacionet.

Gjithashtu theksohet se në maj të këtij viti Qeveria miratoi një metodologji të re për përgatitjen, monitorimin dhe raportimin e strategjive sektoriale për përmirësimin e politikave të planifikimit, por theksohet se roli i Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë në koordinimin dhe kontrollin e zbatimit të synimet e përcaktuara mbeten të pamjaftueshme.

Raporti tregon se ka ende institucione shtetërore që nuk i kanë digjitalizuar regjistrat e tyre, gjë që ndikon në cilësinë e të dhënave administrative, ndaj rekomandohet zgjerimi dhe thjeshtimi i mënyrës së paraqitjes së tyre për t’u përdorur në mënyrë më të qëndrueshme në procesin e vendimmarrjes.

“Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ,duhet t’i forcojë kapacitetet e saj për të zbatuar kontroll më efektiv dhe të qëndrueshëm të cilësisë, beson Komisioni Evropian.

Raporti tregon se shumica e shërbimeve administrative për qytetarët dhe subjektet afariste ofrohen drejtpërdrejt dhe onlajn përmes e-portalit kombëtar për shërbime, por nuk është bërë progres në thjeshtësimin e procedurave administrative, ndërsa edhe Ligji për Procedurat e Përgjithshme Administrative ende nuk zbatuar sistematikisht në administratën publike.

Komisioni thekson se rekomandimet e dhëna në raportin e vitit të kaluar nuk janë përmbushur plotësisht, kështu që mbeten të vlefshme edhe për këtë vit.

Related posts

Ilir Meta, “luftë” në dy gjykata për të fituar lirinë. Cila pritet të jetë lëvizja e radhës sipas avokatëve

Gazeta Max

Trump këshillon Harris të fillojë të japë intervista nëse do të bëhet guvernatore

Gazeta Max

Tryezë e rrumbullakët për harmonizim të programeve studimore me nevojat e tregut të punës

Gazeta Max