GazetaMax
LIFESTYLE

Këngëtari Aurel Deda vjen me këngën më të re “Malli i Vendlindjes”

Aurel Deda këngëtari Mirditor i cili jeton bashkë me këngën, të cilën e këndon me pasion. Aureli që i vogël ka spikatur me talentin dhe zërin e tij të bukur dhe jehues, me pjesmarrjen në organizime dhe aktivitete të shkollës ku ai mësonte, u njoh me ndjesinë që të jep skena dhe duartrokitjet e publikut. Aureli tashmë është i njohur për publikun e gjerë nga disa këngë që disponon në Youtube, këngë të cilat u mirëpritën dhe kanë sukses në vazhdimësi, këtë e dëshmon numri i klikimeve të këngëve që vazhdon të rritet.

Këtë herë Aurel Deda sjell një këngë malli, mall i cili vjen brenda shpirtit kur jeton larg vendlindjes, e si do ndodhte ndryshe kur ai jeton larg Mirditës së tij krenare, dhe gjithë mallin e tij ai e përcon me mjeshtëri në këngën që artisti Mirditor sapo e ka publikuar, një këngë që të mallëngjen dhe të mbush me kujtime. Kënga Malli i Vendlindjes u mirëprit dhe u bë kryefjalë e profileve të artistëve mirditorë dhe më gjerë, të cilët e mbështetën këngëtarin Aurel Deda dhe këngën e tij të re, duke e shpërndarë në rrjetet e tyre sociale, ku me komentet e tyre pozitive përgëzuan kolegun për realizimin e kësaj kënge të mrekullueshme. Në linkun më poshtë ju ftojmë të shikoni këngën e re.

Related posts

7 shenjat që tregojnë se vuani nga hernia diskale

e-max

Si ta hiqni kafeinën e tepërt nga trupi?

e-max

Njihuni me vajzën që i dha bukuri ndeshjes, quhet Ardita!

e-max