GazetaMax
Showbizz

Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë: Nuk e ndava me botën, disa mrekulli janë thjesht shumë të shenjta

Këngëtarja e njohur Arta Memedi ka përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës — është bërë nënë për herë të parë!

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë përmes një postimi emocional, ku zbulon se më 28 korrik ka sjellë në jetë vajzën e saj, Noemi Dërguti.

“Për muaj të tërë, kam mbajtur në heshtje këngën më të bukur që kam njohur ndonjëherë, ritmin e një rrahjeje të vogël zemre, melodinë e një shpirti,” shkruan Arta, duke zbuluar se shtatzëninë e ka jetuar larg syve të publikut, në qetësi e përkushtim të plotë.

“Nuk e ndava me botën, disa mrekulli janë thjesht shumë të shenjta për t’u treguar para kohe. Kisha nevojë për heshtje, qetësi, mbrojtje — për të, për mua, për ne,” vazhdon ajo.

“Dhe unë mbaj brenda vetes emocione dhe qetësi të thellë. Më në fund, jam gati t’ia këndoj botës.”

Related posts

Nga Enca tek Fero, kush janë personazhet e famshëm që do të bëhen pjesë e “Ferma VIP”, reality show sjell krizë në martesën e Vesa Lumës dhe Big Bastës

Gazeta Max

Andi Ismaili, zyrtarisht balerini më i paguar në Maqedoni

Gazeta Max

Nikoll Prenqi e nis diten e parë të vitit 2025 me një super projekt

Gazeta Max