GazetaMax
Lajme

Kerimi: Nuk guxojmë të lejojmë që Marshimi për Srebrenicën të zhduket – Nuk guxojmë të harrojmë gjenocidin!

Në një 11 korrik ndryshe nga vitet e tjera, ku Marshimi përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë nuk u organizua në Maqedoni, ka ardhur një mesazh i fuqishëm nga Rijad Kerimi, i cili ngre zërin kundër heshtjes dhe harresës.

Përmes një reagimi të thellë emocional dhe të qartë në qëndrim, Kerimi thekson:

“Nuk guxojmë të lejojmë që Marshimi për Srebrenicën të zhduket. Nuk guxojmë të harrojmë gjenocidin!”

Ai e konsideron mungesën e Marshit si një paralajmërim shqetësues për shoqërinë, duke vënë theksin te nevoja që kujtesa historike të mos mbetet në mëshirë të rastësisë apo vullnetit të individëve, por të jetë detyrim i vazhdueshëm moral dhe njerëzor.

“Marshi është më shumë se një ngjarje – ai është një akt kujtese, drejtësie dhe dinjiteti. Harresa nuk fillon vetëm kur heshtim, por edhe kur ndalojmë së ecuri së bashku,” shkruan më tej Kerimi.

Ai i bën thirrje të gjithë qytetarëve, organizatave dhe institucioneve që të mos e normalizojnë mungesën e Marshit dhe të mos e lejojnë heshtjen të bëhet zakon.

Related posts

Mexhiti: Qytetarët do ta vlerësojnë punën tonë në Qeveri, zgjedhjet lokale janë afër

Gazeta Max

Debati publik deri në fund të pranverës, Kushtetuta duhet të “hapet” në maj

Gazeta Max

Afrohet cikloni: Nga e premtja e deri të dielën, reshje intensive shiu e bore

Gazeta Max