GazetaMax
Lajme

Kim Mehmeti godet Bujar Osmanin: Në rastin Banjska foli si serb, jo si shqiptar

Analisti politik Kim Mehmeti ka hedhur akuza të rënda ndaj kandidatit të BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, duke e cilësuar atë si politikan që gjithmonë ka shmangur të identifikohet me interesin shqiptar.

Në emisionin “Këndi i Kimit” në Televizionin TËVË, Mehmeti kujtoi qëndrimet e Osmanit në lidhje me ngjarjet në Banjskë të Veriut të Mitrovicës, duke thënë se ato ishin aq të paqarta dhe të ftohta, saqë “do t’ia kishin zili edhe vetë serbët”.

“Osmani aso kohe sillej sikur ishte ministër i Jashtëm i një shteti pa identitet, sikur i duhej të mbante patjetër qëndrim neutral, vetëm që të mos kuptohej se është shqiptar. Ai e shihte veten si ministër të një dimensioni tjetër, e jo si përfaqësues i një populli që ka hallet e veta,” tha Mehmeti, duke e portretizuar Osmanin si njeri që e ka bërë karrierën duke fshirë çdo gjurmë të përkatësisë së tij.

Sipas Mehmetit, kandidati i BDI-së për Çair nuk ka asgjë të përbashkët me interesat dhe ndjenjat e shqiptarëve, por ka ndërtuar një imazh të rremë për të fituar simpatinë e qarqeve që gjithmonë kanë punuar kundër tyre.

“Ky njeri e ka shndërruar neutralitetin në armë për ta mohuar veten dhe sot del të kërkojë besimin e qytetarëve të Çairit. Por Çairi nuk ka nevojë për një kryetar që flet si serb e sillet si maqedonas, duke harruar se është shqiptar,” përfundoi Mehmeti.

Related posts

Çdo qytetarë ka borxh të shtetit nga 3850 euro!

Gazeta Max

​Rusët mobilizojnë mercenarë nga Ballkani, drejtues i rekrutimit është krimineli serb Dejan ‘Deki’

Gazeta Max

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski do të marrë pjesë në Konferencën e Gjashtë Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve në Gjenevë

Gazeta Max