GazetaMax
Lajme

Kina do të japë 1.4 milionë euro ndihmë për Ukrainën

Ministria e Jashtme kineze ka thënë se Kryqi i Kuq i saj do të ofrojë 10 milionë juanë shtesë (1.4 milionë euro) ndihmë humanitare për Ukrainën.

Kjo vjen pas paralajmërimit të presidentit amerikan Joe Biden për “pasojat” e çdo ndihme që Kina mund t’i japë përpjekjeve të Rusisë për luftën në Ukrainë.

Kjo mund ta detyrojë presidentin kinez Xi Jinping të zgjedhë midis një marrëdhënieje të gjatë fitimprurëse tregtare me Perëndimin dhe një partneriteti strategjik në rritje me Moskën, përcjell Klankosova.tv

Biden mbajti një video-telefonatë gati dyorëshe me Xi Jinpingun të premten, me Shtëpinë e Bardhë që konfirmoi se sanksionet ndaj Kinës ishin një opsion.

Related posts

Qindra të infektuar, thirrje për vaksinim

Gazeta Max

Tusk e çoi Ursula von der Leyen në kufi: “Sapo më njoftojnë se po vijnë bjellorusë të armatosur, shkojmë?”

Gazeta Max

Thaçi flet për ndryshimet kushtetuese: Nuk ekziston 80-shi në Kuvend!

Gazeta Max