Nën hijen e problemeve të tregëtisë globale dhe rritje së tensionit me ShBAnë, Kina është duke e rindërtuar mënyrën e vet për të hyrë nëpërmjet Azisë në Europë, “pa prekur fare asnjë pikë uji deti”. Në mes te vendit dhe një zonë malore, qyteti Chongqing (Çonqin) është bërë edhe trajektorja kryesore, nga ku për disa ka nisur të quhet “kanali i Suezit me hekurudhë”.
Chongqing ka rritur ndjeshëm pikën strategjike në vend për arktitekturën e tregëtisë. Qyteti ka me mijëra kontenjerë të përditshëm duke lidhur vendet e azisë jugore si Vietnami dhe Singapori me vendet europiane si Gjermania dhe Polonia nëpërmjet hekurudhës.
Që nga fillimi në vitin 2023, “Asean Express”, ka shkurtuar kohën e dërgesave nga Hanoi në Chongqing me vetëm 5 ditë. Prej atje, kontenjerët arrijnë në Europë në vetëm 2 javë. Ndryshe nga rruga tradicionale detare e cila arrinte deri në 20 ditë, tashmë më pak kohë, më pak shpenzime dhe shumë më tepër siguri.
Chongqing nuk është vetëm një pikë tregëtie, por një superfuqi prodhimi. Qyteti prodhon gati një të tretën e kompjuterave dhe lap topëve të botës dhe shërben si qendër për produktet e makinave elektronike.
Ky rol i dyfishtë si qendër prodhimi dhe pikë kalimi për tregëti, e bën Chongqing të veçantë nga bota. E lejon kinën të ndërtojë mundësinë e vet të prodhimit dhe tregëtisë duke mos u varur aspak nga rrugat detare, pritet me kohë të zgjatur nëpër porte dhe linja të treta të prodhimit.
Lufta tregëtare Kinë-ShBA e nisur nga qeveria Trump, e ka bërë të qartë se varësia nëpërmjet rrugëve ndërkombëtare të kontrolluara nga perëndimi si “kanali i Suezit, Gjiri i Hormuzit apo edhe Ngushtica e Malaccas”, janë në rrezik jo i paktë.
Duke investuar në hekurudhë, Kina është totalisht e pavarur në rrugën e saj. Trenat janë më pak të përballur me piraterinë e ujërave dhe bllokadat politike. Dhe një nga vendet më të rëndësishme ngelet Rusia.
Pjesa më e madhe e kalimit të trenave për në Europë kalon nga territori Rus. Me vazhdimin e luftës në Ukrainë dhe plot probleme te reja në rajon, zona është shumë e rrezikuar për tregëti. Me tregëtinë mes kinës dhe rusisë në vlerën e 240 miliard dollarëve, kjo rrugë shtë bërë edhe më e vlefshme, por edhe më e rrezikshme, sidomos gjatë muajve të acartë të dimrit.
Tashmë, Pekini është duke punuar për zhvillimin e “korridorit të mesëm”, një mundësi e kalimit mes Kazakistani dhe detit kaspik. Ideja është krijimi i një rruge drejt europës për të mos u varur nga Rusia dhe problemet e pasigurisë në rajon.
Për ta patur rrugën e Suezit hekurudhor të pakonkurrueshëm, Kina varet nga partnerët rajonalë sidomos vendet e ASEAN për të ringritur logjistikën, procesin kufitar dhe transparencën e pagesave.
Pekini është duke mbajtur sytë hapur nga zhvillimi i çështjes së arktikut.
Teksa ngrohja globale dhe shkrirja e akullit po ecën me shpejt seç pritej, “Rruga Polare e Mëndafshit” nëpërmjet Oqeanit Arktik mund të jetë më e rëndësishme për dekadën e ardhshme. Kjo rrugë mund të ndryshojë drejtimin e tregëtisë drejt europës pa prekur perëndimin dhe kontrollet kufitare.
Nuk ka porte të mëdhenj për çisternat e naftës, por vetëm trena elektrikë të cilët mbajnë kontenjerë përmes kontinentit, mbushin dyqanet, shesin dhe kalojnë strategjitë politike. Nëse projekti i Chongqing fiton, do të jetë jo vetëm një rrugë e madhe hekurudhore, por do të bëhet një infrastrukturë e rëndësishme globale për botën, e qëndrueshme dhe pa prekur fare detin.