GazetaMax
Lajme

Kina u bën thirrje qytetarëve që peshojnë më pak se 50 kg të mos dalin nga shtëpia

Ndërsa Kina përgatitet për erëra ekstreme këtë fundjavë, disa media shtetërore kanë paralajmëruar njerëzit që peshojnë më pak se 50 kg që mund t’i marrë era.

Miliona njerëz janë nxitur të qëndrojnë brenda pasi pritet që erërat të arrijnë shpejtësinë 150 km/h.

Moti ekstrem parashikohet të përfshijë Pekinin, Tianjin dhe pjesë të tjera të rajonit të Hebeit, ndërsa lëviz një vorbull e ftohtë në juglindje nga Mongolia.

Disa njerëz janë stresuar nga paralajmërimi. Të tjerë, bëjnë humor në rrjet. Dikush shkruan:

“Unë ndaj ha kaq shumë gjatë gjithë kohës, vetëm për këtë ditë”.

Related posts

Vdekja e 26 vjeçarit në Suharekë, gjithçka që dihet deri tani

Gazeta Max

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 82-të

Gazeta Max

I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor: Premtimi për zgjerimin e BE-së është i vlefshëm

Gazeta Max